fbpx

ТË PËRKUSHTUAR NDAJ MBROJTJES SË SIGURISË SË PACIENTËVE: Stërvitje simuluese në rast të gjendjes së jashtëzakonshme në “Acibadem Sistina”

05.11.2021

Si një kompani me përgjegjësi shoqërore me priroretet baze siç janë shëndeti dhe siguria e pacientëve, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” realizoi në stërvitje simuluese komplekse me temë: “Kujdesi dhe evakuimi i të sëmurëve, të lënduarve, vizitorëve dhe stafit në një vend të sigurt, ndihma mjekësore emergjente dhe mbrojtja nga zjarri në rast të tërmetit në kushte të pandemisë nga Covid-19”.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në vazhdimësi dhe në mënyrë të përkushtuar punon në rritjen e sigurisë së pacientëve përmes organizimit dhe realizimit të stërvitjeve për rritjen e gatishmërisë së stafit për reagim të drejtë dhe më kohë ndaj sfidave që paraqesin rrezik ndaj jetës së pacientëve gjatë pandemisë nga korovanirusi.

Qëllimi i stërvitjes ishte për ta kontrolluar nivelin e gatishmërisë së stafit për ballafaqim me pasojat nga tërmeti dhe zjarri duke vepruar sipas udhëzimeve të dhëna për evakuim të objekteve si dhe për të vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin gjatë veprimit të përbashkët me subjektet e tjera të jashtme të sistemit për mbrojtje dhe shpëtim të Republikës së Maqedonisë.

Stërvitja u krye me sukses sipas skenarit të planifikuar në përputhje me standardet për veprim në kushte të gjendjeve të jashtëzakonshme duke respektuar protokollet e rekomanduara për parandalim dhe mbrojtje në kushte të pandemisë me Covid-19.  Sipas skenarit u parashikuan dy pika kritike për simulim të zjarrit ku përveç ekipeve të brendshme për shuarjen e zjarrit në mënyrë aktive mori pjesë edhe ekipi i brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Stërvitja simuluese për evakuim të pacientëve me Covid-19 u realizua me pjesëmarrjen e ekipeve shtesë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të cilat ishin pajisur në përputhje me standardet për menaxhim me masat e mbrojtjes personale në kushte të pandemisë nga Covid-19 për personat mjekësore (skafandra, maska mbrojtëse, maska respiratorë, kapela mbrojtëse, dorëza mbrojtëse, vizir mbrojtës etj.) dhe ekipet për evakuim të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Evakuimi i pacientëve me Covid-19 u krye në një tendë të veçantë në një distancë të sigurt nga zona triazhe me një qasje të siguruar dhe me kontroll të rreptë nga forcat për mbrojtje dhe shpëtim të republikës.

“Nëntë vite me radhë realizojmë stërvitje simuluese, kjo është e dyta në kushte të pandemisë përmes të cilës vlerësojmë sistemin për mbrojtje në rast të gjendjeve të jashtëzakonshme. Mësimet dhe përvoja e fituar me analizë të elementeve nga stërvitjet simuluese mundësojnë përmirësimin e sistemit të reagimit gjatë ngjarjeve të jashtëzakonshme duke mundësuar një mjedis të sigurt për pacientët tanë, vizitorët dhe stafin”, tha Gjorgji Anastasov, menaxher për cilësi.

“Përveç gatishmërisë për ballafaqim me pasojat sot u theksua edhe veprimi i përbashkët  me subjektet e jashtme të sistemit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Njësinë e ekipit të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit”, tha Marjanço Janevski, komandant i njësisë për mbrojtje dhe shpëtim në “Acibadem Sistina”.

“Spitali Klinik “Acibadem Sistina” do të vazhdojë të investoj  në edukimin e stafit të tij në mënyrë aktive me qëllim për ta rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur detyrave në interes të shëndetit të pacientëve. I gjithë stafi me një entuziazëm kreu detyrat sipas skenarit të planifikuar duke marrë iniciativë që rezultoi me një realizim të suksesshëm të stërvitjes”, tha Dr. Zharko Hristovski, drejtor mjekësor i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.