fbpx

1023 foshnja të reja në Acibadem Sistina për vitin 2015

07.01.2016

1023 foshnja të reja në Acibadem Sistina për vitin 2015

Numër rekord prej 1023 foshnja të lindura në vitin 2015 në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, i cila është spitali më i madh për lindje në Ballkan. Trendi i rritjes së numri të foshnjave të lindura ka të bëjë me investimin e vazhdueshëm në kushtet më moderne, kuadrin profesional dhe me përvojë, si dhe një sërë përfitimesh të cilat i fitojnë lehonat dhe foshnjat. “Acibadem Sistina” mundëson trajtim të tërësishëm duke filluar nga udhëheqja e shtatzënisë, e deri te lindja dhe kujdesi për foshnjën. 1023 foshnja të reja janë dëshmi për përkushtimin dhe kujdesin kulmor.

 

Vitin e kaluar lindën 1023 foshnja të reja që paraqet numër rekord të foshnjave të reja në spital që nga themelimi i tij. Prej tyre 153 janë foshnja të lindura para kohe, nën javën e 37-të të gestacionit. Suksesi në vitin 2015 është plotësuar edhe me shkallën e ulët të mortalitetit dhe komplikimeve tjera te foshnjat e porsalindura.

 

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është edhe qendra më e madhe për sterilitet, me 1200 cikle IVF në vitin 2015.

 

“Në spital punon ekip profesional i gjinekologëve dhe ekip i profesionistëve për udhëheqje me shtatzëni me rrezik të lartë. Reparti i vetëm më modern për kujdes neonatal intensiv mundëson kujdes për foshnjat e porsalindura kritike dhe të lindura para kohe. Vitin e kaluar u hap edhe Qendra më moderne e pediatrisë, ku trajtohen të gjitha sëmundjet e fëmijëve. Zhvillimi i vazhdueshëm i mundësive dhe kushteve, respektimi i standardeve botërore në trajtimin e pacientëve janë arsyeja kryesore për besimin e madh të prindërve të ardhshëm gatë zgjedhjes së spitalit për lindje”, deklaroi dr. Gordana Petrovska, shefe e Repartit për gjinekologji dhe obstetrikë.

 

Koncepti i Acibadem Sistina BABY

 

Duke filluar prej 1 janarit 2015 Spitali klinik “Acibadem Sistina” e filloi konceptin e Acibadem Sistina BABY. Koncepti përfshinë një sërë përfitimesh për shtatzënat të cilat e udhëheqin shtatzëninë në spital, lehonat dhe foshnjat (material informativ për shtatzëni të shëndetshme, bono për kontrolle pa pagesë, dhurata pas lindjes, pako prodhime për kujdes të foshnjës së porsalindur dhe material informativ për dhënien gji dhe kujdes, kontrolle pa pagesë për foshnjën e porsalindur në muajin e parë…). Qëllimi i përfitimeve është që pacientët tanë ndjehen të veçantë dhe të dinë se prapa tyre qëndron ekip me besim dhe siguri.

 

Foshnjat e lindura në Acibadem Sistina – 10% zbritje për të gjitha kontrollet gjatë jetës

 

Prej 1 dhjetorit filloi fushata “Së bashku gjatë jetës” përmes së cilës “Acibadem Sistina” mundësoi zbritje ekskluzive prej – 10% për të gjitha kontrollet shëndetësore gjatë gjithë jetës për foshnjat e lindura në spital, duke përfshirë edhe foshnjat e lindura ë Spitalin special për gjinekologji dhe obstetrikë “Shën Mëria e vogël – Sistina”.