fbpx

Ylli ynë Katja sot është një vajzë e shëndetshme dhe e lumtur

15.11.2017

Vogëlushja ime “Ylli” im,  jo gjithmonë dukej kështu. Kjo fytyrë, këto sy të ëmbël dhe duart të ngrohta më parë nuk e kishin këtë pamje kaq normale. Para 3 vitsh dhe 10 muajsh erdhi në jetë një bebe e vogël në javën e 26-të të shtatzënisë, e cila peshonte 830 gram dhe me gjatësi 32 cm. Nuk ngjante si një bebe por si një kotele e vogël. Ju prindër të cilët keni përjetuar të njejtën gjë, apo ju që momentalisht jeni duke përjetuar një moment të tillë, e keni më të lehtë për ta kuptuar se si duket e gjithë kjo. Duket e tmerrshme, të lë pafrymë, të shokon… Është e pamundur për ta besuar se diçka e tillë vërtetë ekziston,dhe në të njejtën kohë, kjo është gjithçka për ju, është dashuria juaj, është dëshira juaj më e madhe… Ylli më i bukur që ndriçon!

Rruga që po kalonte Katja ishte shumë e gjatë dhe e vështirë, bashkë me të edhe ne po kalonim në këtë rrugë, sëbashku me ju, njërëzit e çdo kohe. Duke filluar nga doktor Lazarevski dhe doktor Petrovska të cilët u kujdesën për shtatzëninë time, doktoresha jonë më e dashur Simonida dhe të gjithë neonatologët e tjerë, Prof. Dr. Salis Taxher i cili bëri mrekullinë më të madhe, sëbashku me ekipin e tij dhe infermieret e pazëvendësueshme të kujdesit intenziv. Por forcën më të madhe e kishte pikërisht Katja, e cila ishte një krijesë tepër e vogël dhe i duhej të përjetonte dhe përballonte  të gjitha këto sfida, ndërsa ne , ishim këtu për ta mbështetur dhe për ti dhënë dorën. Edhe pse e vogël, aq e brishtë saqë dukej sikur të ishte prej qelqi, pas plot 100 ditësh luftë me jetën, ajo ia doli mbanë. Na tregoi të gjithëve se mrekullitë mund të ndodhin vërtetë.

Katja sot është një vajzë e cila e zbulon botën nëpërmjet lojrave, si të gjithë fëmijët e tjerë. Ajo është e lumtur, mistrece, kureshtare dhe ndonjëherë shumë kokëfortë! Shkon në kopësht, ka miq dhe e do vërtetë shumë edukatoren e saj.

Sot, pas kaq shumë vitesh luftë, ne jemi të plotë. Jemi prindër të dy fëmijëve të lindur parakohe, të shëndetshëm dhe të lumtur. Jemi pafund krenarë për heronjtë tanë!

Prindër të foshnjave të lindur parakohe, besoni, qëndroni pranë tyre, jepini dorën këtyre yjeve të vegjël, këtyre fëmijëve të vegjël por tepër të guximshëm. Besoni, do të vijë fundi i kësaj rruge të pafundë! Ata do ta bëjnë këtë botë më të pasur me praninë e tyre!

Acibadem Sistina, faleminderit përsëri dhe përherë!

Me dashuri,

Marina, Darko, Katja dhe Gorjan

[widgetkit id=84]