fbpx

U prezantuan risitë prej fushës së teknologjive riprodhuese me asistencë

09.11.2015

U prezantuan risitë prej fushës së teknologjive riprodhuese me asistencë

Cilat janë shkaqet për infertilitetin, si me kohë të diagnostikohet dhe në mënyrë adekuate të trajtohen dhe arritjet e fundit në metodat e fertilitetit të ndihmuar nga bio-mjekësia u prezantuan gjatë mbledhjes profesionale me temë “Risitë në teknologjitë riprodhuese me asistencë”. Ekipi profesional prej Qendrës për riprodhim me asistencë të “Acibadem Sistina” para gjinekologëve të pranishëm i arsyetuan temat – Aspektet etike dhe legale të teknologjive riprodhuese me asistencë në R. Maqedonisë, përgjigja ovariale e stimulimit, infertiliteti – ta vërtetojmë shkakun, rëndësinë e ultrazëri gjatë IVF dhe embrio transferimi, IVF – prej eksperimentit deri te trajtimi rutinor 4 dekada zhvillim i pandërprerë dhe inovacione të IVF ciklit.

Mbledhja profesionale në Strumicë ishte pjesë e një sërë mbledhjeve të cilat Spitali klinik “Acibadem Sistina” i organizuan në vend. Mbledhja u akreditua prej Odës së mjekëve të Maqedonisë.

[widgetkit id=55]