fbpx

U mbajt takimi i tretë i ekspertëve në fushën e kardikirurgjisë në Ohër

11.12.2014

U mbajt takimi i tretë i ekspertëve në fushën e kardikirurgjisë në Ohër

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’, mbajti takimin e tretë të ekspertëve në fushën e kardiokirurgjisë. Fokusi kryesor i fjalimit të mbajtur ishte rreth përparimeve të fundit në kardiokirurgjinë moderne. Fjalimi lidhur me këtë temë u mbajt nga Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg, dhe nga Dr. Oliver Bushljetiq, kardiolog intervent në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Pjesë e mbajtjes së fjalimit ishte dhe Dr. Nikolla Bakraçevski, në Qendrën për sëmundjet kardiovaskulare në Ohër.

Pas fjalimeve apo leksioneve të mbajtura në Shtip dhe Mavrovë, takimi në Ohër është takimi i fundit përsa i përket Konferencës rajonale në fushën e kardiokirurgjisë të organizuar nga ana e Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’. Mund të themi me kënaqësi se të tre takimet e mbajtura janë pritur me një interes të madh dhe ishte një mundësi e mirë për të ndarë përparimet më të fundit në fushën e kardiokirurgjisë, për të shkëmbyer përvojat, qëndrimet dhe rezultatet në këtë fushë. Takimet kanë qenë të akredituara nga Shoqata Mjekësore e Rep. Maqedonisë.

 [widgetkit id=25]