fbpx

U mbajt takimi i ekspertëve lidhur me temën ‘Avancimet e kardiokirurgjisë bashkëkohore’

05.12.2014

U mbajt takimi i ekspertëve lidhur me temën ‘Avancimet e kardiokirurgjisë bashkëkohore’

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina, organizoi një takim ekspertësh lidhur me temën ‘Avancimet e kardiokirurgjisë bashkëkohore’. Arritjet më të fundit në këtë fushë i prezantoi Dr. Salis Taxher, kardiokirurg dhe Dr. Daniela Projevska, kardiologe në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Gjatë këtij prezantimi pati një interes të madh nga ana e mjekëve të Maqedonisë Perëndimore, të cilët u bënë pjesë e këtij prezantimi në mënyrë aktive duke ndarë dhe eksperiencat e tyre nga puna e tyre të përditshme me pacientët. Takimi është i akredituar nga Shoqata Mjekësore e Republikës së Maqedonisë.

Takimi i dytë i ekspertëve lidhur me temën e kardiokirurgjisë, u mbajt në Mavrovë dhe është pjesë Konferencës Rajonale për kardiokirurgjinë, organizuar nga Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’. Takimi tjetër do të mbahet me datë 10.12.2014 në Ohër.

 

[widgetkit id=24]