fbpx

U mbajt takim profesional në temë “Distrofi muskulore”

20.09.2019

AcibademSistina Muskulni Distrofii

Në organizim të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” nën moton Jetë, fuqi dhe pavarësi u mbajt takimi profesional në temë Distrofi muskulore. Në takimin morën pjesë rreth 100 mjekë pediatër që kanë ndarë përvojat e tyre dhe njohuritë për sëmundjet e lindjes që prekin funksionin motorilk të trupit.

Para fillimit, të pranishmit i përshëndeti Dr. Dushko Fidanovski, shefi i Departamentit për sëmundjet e fëmijëve, ai i përmendi të gjitha aktivitete të parashikuara dhe ngjarje për muajin shtator (ekzaminime falas, simpoziumi profesional, shoqërim i përbashkët me fëmijë). Dr. Natalija Angellkova, pediatër- neurolog, i prezantoi mundësitë më të reja për diagnozë dhe monitorim, me theks të veçantë në trajtimin e këtyre sëmundjeve. Me prezantim të saj u prezantua edhe Dr. Svetllana Krstevska Bllazhevska, pediatër- kardiolog, e cila fliste për përfshirjen e zemrës te pacientët me distrofi muskulore. Dr. Radica Muratovska- Delimitova, pediatër – neonatolog, në fund të takimit u shpjegoi mjekëve të pranishëm për vlerësimin dhe mbështetjen e funksionit respiratorë te fëmijët me distrofi muskulore. Takimi u akreditua nga ana e Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bën pjesë në vargun e ngjarjeve dhe aktiviteteve që Spitali Klinik “Acibadem Sistina” organizon me rastin e shënimit të muajit të distrofive muskulore.