fbpx

SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” SHËNON 14-VJETORIN

07.04.2024

ZBRITJE PËR DITËLINDJE- 50% ZBRITJE NË SHËRBIMET MJEKËSORE THEMELORE

Spitali klinik “Acibadem Sistina” për 14 vjet është lider në sektorin shëndetësor me një sistem të integruar shëndetësor ku pacienti vendoset në qendër të kujdesit duke ofruar një shërbim cilësor shëndetësor dhe siguri për pacientët. Deri më tani në spitalin janë kryer mbi 170 000 ndërhyrje kirurgjikale, 1 700 000 shërbime ambulatore me një numër impresionues prej mbi 1 milion pacientë të regjistruar. Falë ekspertizës së ekipit profesional dhe kushteve më bashkëkohore në ofrimin e kujdesit shëndetësor, sot spitali “Acibadem Sistina” vazhdon të jetë zgjedhja e parë e pacientëve nga vendi ynë dhe rajoni.

50% ZBRITJE NË SHËRBIMET MJEKËSORE THEMELORE NË 3 MUAJT E ARDHSHËM

Besimi i pacientëve, numri i të cilëve vazhdimisht po rritet, është dëshmi për vizionin e suksesshëm të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” për të ofruar një shërbim shëndetësor cilësor në përputhje me standardet botërore, i cili është i disponueshëm për të gjithë pacientët. Me rastin e ditëlindjes, të gjithë pacientët që dëshirojnë të bëjnë një kontroll parandalues kardiologjik ose ginekologjik, një analizë laboratorike ose ekzaminim radiologjik për mbrojtjen e shëndetit të tyre, gjatë tre muajve të ardhshëm do të kenë mundësi t’i kryejnë këto shërbime me 50% zbritje në çmimet.

DEPARTAMENTI I LABORATORËVE DIAGNOSTIKUES

Pacientët mund të kryejnë disa prej analizave laboratorike në Departamentin e Laboratorëve Diagnostikues me 50% zbritje në çmimet duke përdorur privilegjet për të kryer analiza laboratorikem me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes për ekzaminimet e rregullta dhe kujdesin për shëndetin e tyre. Gjatë vikendit nga ora 8 deri në orën 20, shumica e analizave laboratorike do të ofrohen me 50% zbritje ndërsa rezultatet e fituara mund të interpretohen falas nga një person përgjegjës në një nga ordinancat e Laboratorëve Diagnostikues, çdo ditë pune nga ora 8 deri në orën 16.

KARDIOLOGJIA

Sëmundjet kardiologjike janë një prej shkaktarëve më të shpeshtë të vdekshmërisë në vendin tonë dhe në botë. Prandaj, kardiologët rekomandojnë kryerjen e ekzaminimeve të rregullta kardiologjike me qëllim të parandalimit të tyre dhe mbrojtjes së shëndetit.
• Për këtë qëllim, çdo të shtunë dhe të diel, nga ora 10 deri në orën 16, Spitali klinik “Acibadem Sistina” ofron zbritje promovuese në të gjitha ekzaminimeve kardiologjike. Zbritje promovuese ka edhe në çmimet e pakove kardiologjike.

GJINEKOLOGJIA DHE OBSTETRIKA

Me rastin e shënimit të ditëlindjes do të ofrohen edhe shërbime me zbritje të veçanta të çmimeve në Departamentin e Gjinekologjisë, ku çdo të shtunë nga ora 10 deri në orën 16 do të keni mundësi të shfrytëzoni zbritjen prej 50% në dy llojet e pakove gjinekologjike.

• Pakoja e parë përshin një ekzaminim ultrasonografik, PAP test dhe këshillim shëndetësor.
• Pakoja e dytë përfshin një ekzaminim ultrasonografik me një këshillim shëndetësor.

RADIOLOGJIA

Në Departamentin e Radiologjisë, i cili disponon me teknologjinë më të fundit për diagnostikim të saktë dhe në kohë, gjatë vikendeve në tre muajt e ardhshëm do të jenë aktive këto zbritje të çmimeve:
• çdo të shtunë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 16 do të ketë 50% zbritje në shërbimin për rezonancë magnetike me 1.5 dhe 3 Tesla,
• çdo të diel nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 16 në këtë departament pacientët mund të kryejnë mamografi, rëntgen ose tomografi kompjuterike në aparatin më të fundit Revolution Apex 512-Slice me 50% zbritje të çmimeve.

AS

Gjatë vikendeve nevojiten 72 orë për leximin e rezultateve, ndërsa në ditët e punës rezultatet do të lexohen për 24 orë.

Të gjitha shërbimet me çmimet e ulura mund të përdoren duke rezervuar një termin më së voni deri të premten në orën 15:00, në numrin e telefonit 02 30 99 500 ose në adresën e e-mailit callcenter@acibademsistina.mk.

Me krijimin e këtyre pakove promovuese dhe zbritjeve, Spitali klinik “Acıbadem Sistina” edhe një herë vendoset në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, duke ofruar shërbime cilësore, siguri, profesionalizëm, ekzaminime me pajisje më bashkëkohore dhe një ekip profesional.