fbpx

SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” NUK ËSHTË SPITAL PËR COVID

24.06.2020

AcibadeSistina web

Në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe duke i respektuar të gjitha parimet morale,  etike dhe mjekësore, ju njoftojmë se Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nuk ofron trajtimin e pacientëve pozitivë për Covid-19, përveç pacientëve që gjatë pranimit dhe përgatitjes për ndërhyrje kanë marrë një test pozitiv për koronavirus, ndërsa  janë në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe u nevojitet trajtim urgjent. Që nga fillimi, spitali punon sipas një protokolli të veçantë dhe sipas të cilit të gjithë pacientët e hospitalizuar testohen për koronavirus me testin e shpejtë PCR dhe jemi i vetmi spital me këtë shërbim në vendin tonë. Gjatë kohës së ndërhyrjes respektohen të gjitha protokollet për siguri dhe mbrojtje të personelit, nëdersa pastaj pacientët transferohen në një pjesë tërësisht të izoluar dhe të pajisur për trajtimin e tyre, që gjendet në një pjesë të veçantë të spitalit. Në këtë mënyrë spitali mbron pacientët e tjerë dhe stafin në nivelin më të lartë nga transmetimi i virusit. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nuk pranon pacientë pozitivë që kanë nevojë për trajtim të sëmundjes Covid-19.