fbpx

SPITALI “ACIBADEM SISTINA” ËSHTË KOMPANIA ME PAGËN MË TË LARTË MESATARE NË MAQEDONI

17.07.2023
  • 1134 punonjës  me pagë mesatare neto nga 85.000 denarë ose 123.000 pagë bruto
Acibadem Sistina

Në përputhje me politikëNë përputhje me politikën e Spitalit klinik “Acibadem Sistina” vazhdimisht rriten pagat e të gjithë punonjësve në çdo 6 muaj. Rritja bëhet në fillim dhe në mes të vitit. Nga muaji korrik 2023 është rritur për 10% ose për minimum 3000 denarë nga paga neto për të gjithë punonjësit me pagat fikse.

Në spitalin klinik “Acibadem SIstina” punojnë 1134 persona, prej të cilëve 204 janë mjekë, ndërsa 43 prej tyre janë profesorë dhe 435 punonjës përbejnë personelin e mesëm mjekësor.

Në gjysmën e parë të vitit të 2023 spitali ka kryer 220 000 ekzaminime mjekësore, radiologjike dhe laboratorike, ndërhyrje gjinekologjike dhe obstetrike, të gjitha llojet e ndërhyrjeve që kryhen në spitalin tonë, 42 000 tek shtetas të huaj duke mbajtur pozitën e tij për 13 vjet si spitali më i mirë dhe më i madh në Maqedoni dhe tërë rajonin.

Kjo është një dëshmi për besimin e pacientëve nga vendi dhe rajoni ndaj spitalit dhe mjekëve që punojnë në të.

Si një nga punëdhënësit më të mëdhenj, me krenari ju informojnë se paga mesatare neto për muajin korrik 2023 është 85.000 denarë, ndërsa paga bruto është 123.000 denarë. Paga më e ulët për një fillestar me arsim të mesëm të mjekësisë është 28.000 denarë. Përveç këtyre shpenzimeve çdo punonjësi i paguhet regres për pushim vjetor K-15, ushqim i ngrohtë dhe transport i organizuar.

Në vitin 2022 në buxhetin e Maqedonisë sipas bazave të ndryshme tatimore dhe kontributeve spitali klinik “Acibadem Sistina” ka paguar 655.000.000 denarë dhe është paguar paga e përgjithshme prej 1.385.000.000 denarësh, që e bën atë një nga kompanitë më të përgjegjshme private dhe një nga kompanitë që japin kontributin më të madh në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Spitali është njohur edhe për misionin e tij me përgjegjësi shoqërore dhe vazhdimisht kontribuon në disa sfera dhe në përmirësimin e zhvillimit shoqëror. Aktiviteti i fundit më i madh ishte vazhdimi i bashkëpunimit me kombëtaret e basketbollit të meshkujve dhe të femrave të Republikës së Maqedonisë në basketboll, i cili për “Acibadem Sistina” si një institucion shëndetësor lider që është i përkushtuar ndaj shëndetit dhe promovimit e vlerave sportive ka një rëndësi të madhe. Ekipi mjekësor është përgjegjës edhe për shëndetin e kampionëve të basketbollit të Maqedonisë nga MZT – Skopje.

Përveç investimeve në sport, spitali njihet edhe për mbështetjen e procesit arsimor, donacionet e rregullta të kompjuterëve dhe pajisjeve kompjuterike për shkollat në zonat rurale, si dhe për mundësinë që më shumë se 200 studentë të Fakultetit të Mjekësisë nga Shtipi, IBU, FSHN dhe USHKM të kryejnë praktikën e tyre akademike dhe ushtrimet në spitalin tonë për të tretin vit radhazi.

Stabiliteti i spitalit “Acibadem Sistina”, i cili është pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve në botë, grupacionit  IHH, pagat evropiane, përfitimet dhe mundësitë e shumta për përmirësimin dhe zhvillimin profesional janë një dëshmi shtesë për progresin e spitalit më të madh dhe më modern privat në rajon. Spitali i qëndron besnik misionit të tij për të promovuar shëndetin dhe cilësinë e jetës përmes ofrimit të shërbimit shëndetësor të cilësisë së lartë sipas protokolleve botërore dhe zbatimit të teknologjisë dhe ekspertizës më bashkëkohore.

Duke filluar nga viti 2016, për herë të tretë, spitali është riakredituar nga Joint Commission International, organizata më prestigjioze për akreditimin e objekteve shëndetësore sipas standardeve botërore për cilësinë dhe sigurinë e pacientit, gjë që është një dëshmi evidente në vazhdimësinë e ruajtjes së standardeve të larta në kujdesin ndaj pacientëve.

PUNËDHËNËSI MË I PREFERUAR NË KATEGORINË E SPITALEVE PRIVATE

Në vitin 2023 spitali klinik “Acibadem Sistina” mori çmimin për punëdhënës më të preferuar në kategorinë e spitaleve private për shkak të interesit të shprehur të punonjësve potencialë për vendet e hapura pune në spitalin. Si një institucion shëndetësor lider, vlera më e madhe për ne është ekipi ynë. Kjo është arsyeja përse tentojmë të tërheqim dhe të mbajmë punonjësit më të mirë shëndetësor. Krijojmë programe që mundësojnë zhvillimin profesional të punonjësve tanë, që garantojnë të drejtat e tyre dhe ofrojnë një mjedis pune të këndshëm dhe stimulues. Ky është një nga prioritetet tona kryesore sepse stafi i kënaqur dhe i motivuar është çelësi për një shërbim shëndetësor cilësor ndërsa pacienti është gjithmonë prioriteti ynë.