fbpx

Simpoziumi profesional “ANOMALITË E LINDURA – SFIDAT, DILEMAT DHE TRAJTIMI”

31.05.2018

Shoqata Mjekësore e Maqedonisë me datë 7 dhe 8 qershor do të organizojë simpoziumin e titulluar “Anomalitë e lindura – sfidat, dilemat dhe trajtimi”. Në simpoziumin me prezantimet profesionale do të marrin pjesë shumë ekspertë të Republikës së Maqedonisë të cilët merren me trajtimin e kësaj problematike. Pjesëmarrës nga spitali klinik “Acibadem Sistina” do të jenë Dr. Pavle Dimçev, gjinekolog – obstetër dhe Dr. Svetllana Kërstevska Blazhevska, pediatre – kardiologe. Takimi është i akredituar nga Oda mjekësore me 8 pikë për pjesëmarrësin dhe 12 pikë për ligjëruesin. Për më tepër informacion mbi tarifën dhe regjistrimin në këtë ngjarje edukative lexoni në http://mld.mk/fetanom/