fbpx

Risi në zhvillimin e kardiokirurgjisë intervente për fëmijë

13.04.2017

Spitali klinik “Acibadem Sistina” nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën universitare kirurgjikale për fëmijë. Ky është një bashkëpunim historik ndërmjet shëndetësisë private dhe shtetërore për zhvillimin e kardiologjisë intervente për fëmijë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, mjekët e të dy spitaleve do të punojnë së bashku në trajtimin e fëmijëve me anomali të lindura të zemrës. Në këtë projekt janë përfshirë edhe mjekë nga Klinika universitare e kirurgjisë për fëmijë dhe kardiokirurgjisë “Tirshova” nga Beogradi, me të cilët së bashku deri tani janë kryer me sukses disa procedura invazive intervente  kardiake për foshnja dhe për fëmijë. 

Trajtimi i suksesshëm i disa foshnjave

Periudhën e kaluar janë trajtuar me sukses disa foshnja me anomali kongjenitale të zemrës. Tek ta janë kryer procedurat në vijim: kateterizim i zemrës, zgjerim i aortës  me anë të ashtuquajturës balonë dhe balonë valvuloplastike. Tek një fëmijë dy vjeç e gjysëm është vendosur elektrostimulues kardiak nëpërmjet venës. Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të përmirësohet me procedura të reja.

250 fëmijë në vit lindin me anomali në zemër

Sipas statistikave, 250 fëmijë në vit lindin me anomali në zemrër, dhe madje gjysma e këtyre fëmijëve kanë nevojë për intervenim. Tek 70% e këtyre rasteve, intervenimi duhet të kryhet gjatë 6 muajve të parë të jetës. Me implementimin e këtyre intervenimeve  foshnjat dhe fëmijët nga Maqedonia, nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë për tu trajtuar jashtë vendit. Me hapjen e kësaj qendre moderne, do të trajtohen anomalitë e lindura të zemrës tek këta pacientë të vegjël  apo tek kjo popullatë kaq e ndjeshme.

Avantazhet e procedurave intervente kardiake

Sot, një numër gjithnjë dhe më i madh i sëmundjeve të lindura të zemrës trajtohen me kardiologji intervente. Në këtë mënyrë, një pjesë e ndërhyrjeve kirurgjikale të cilat janë invazive, zëvendësohen me procedura intervente kardiologjike. Me ndihmën e katetrave speciale mund të depërtohet nëpërmjet venës dhe të arrihet deri në zemër, ku mbyllen hapjet e zemrës, dhe bëhen disa ndërhyrje të caktuara tek enët e zgjeruara të gjakut, korrigjime të valvulave të zemrës, dhe shumë procedura të tjera.  Kjo, për foshnjat dhe për fëmijët e vegjël do të thotë më pak trauma dhe shërim më i shpejtë në krahasim me intervenimet klasike për të cilat është e nevojshme hapja e kraharorit.