fbpx

QENDRA E RE EDUKATIVE SIMULUESE NË “ACIBADEM SISTINA”

04.01.2024
edu

Me qëllim për ta vazhduar edukimin e stafit në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” në fund të vitit 2023 u vë në funksion Qendra e re edukative simuluese në të cilën përveç njohurive teorike do të përmirësohen edhe aftësitë specifike të nevojshme për punën në spital, i cili punon sipas standardeve më të larta në shëndetësi. Qendra edukative simuluese mundëson trajnime për personat mjekësorë në kushte reale dhe simulojnë një dhomë spitalore,  me pajisje moderne, kukulla fantome për kryerjen e ushtrimeve dhe është pajisur me aparaturën e nevojshme mjekësore dhe materialet.

Realizimi i këtij projekti të madh u bë pas riakreditimit të tretë të suksesshëm sipas standardeve JCI nga organizata më prestigjioze për akreditimin e institucioneve shëndetësore sipas standardeve botërore për cilësi dhe siguri të pacientëve, Joint Commision International. Në riakreditimin e fundit në vitin 2023, segmenti lidhur me SQE (Staff qualification and education) u veçua si një nga segmentet më të plotësuara sipas standardeve JCI.

Në planin për vitin 2024 është parashikuar edhe një risi edukative, pra bëhet fjalë për Dhomën e gabimeve (Room of errors). Qëllimi i këtij trajnimi edukativ është rritja e perceptimit të stafit mjekësor dhe efikasitetit të tyre maksimal si dhe për uljen e gabimeve të mundshme në punë, për përmirësimin e gjitha metodave të ofrimit të kujdesit adekuat ndaj pacientëve dhe për sigurinë e tyre maksimale.

Si një institucion i lartë shëndetësor, Spitali klinik “Acibadem Sistina” vazhdimisht përpiqet që punonjësve të tij t’u ofrojë zhvillim profesional dhe t’u ofrojë një mjedis të këndshëm pune dhe stimulues.