fbpx

PUNONJËSIT NË “ACIBADEM SISTINA” DHURUAN 74 NJËSI GJAKU

18.08.2021

Në hapësirat e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” me sukses u realizua aksioni i tretë për dhurim të gjakut gjatë të cilit u dhuruan 74 njësi gjaku. Aksioni u realizia në bashkëpunim me organizatën komunal të Kryqit të Kuq- Karposh dhe Institutin e mjekësisë së transfuzionit. Me këtë aksion punonjësit edhe një here treguan humanitetin e tyre, bujarinë dhe solidaritetin. “Ndjenja që keni shpëtuar një jetë është e njohur për të gjithë ata persona që kanë dhuruar gjak, nuk ka çmim dhe është motivi kryesor përse po e vazhdojmë dhe realizojmë çdo aksion në një numër të madh”, shpjegojnë dhuruesit e gjakut. Aksioni zbatohet duke i respektuar të gjitha protokollet dhe masat për mbrojtje të plotë nga virusi SARS-CoV-2. Dhuruesit e gjakut ishin ndarë në disa grupe me qëllim për të mbajtur distancë fizike dhe kanë mbajtur maska mbrojtëse. Për shkak të interesit të madh për dhurim të gjakut do të realizohet edhe një aksion më 20 gusht 2021.