fbpx

PROF. DR. NIKOLIQ U ZGJODH AKADEMIK NË AKADEMINË NDËRKOMBËTARE TË SHKENCAVE, ARTEVE DHE KULTURËS SË SLLOVENISË

19.12.2020

Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, kardiokirurg në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u zgjodh anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të shkencave, arteve dhe kulturës së Sllovenisë. Prof. Dr. Nikoliq bëhet pjesë e akademisë prestigjioze fale kontributit të rëndësishëm shkencor në mjekësi. Kardiokirurgu Dr. Nikoliq është një nga specialistët e rrallë dhe i pari në rajon i cili implantoi zemër artificiale tek pacientët, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit i cili për herë të parë në Maqedoni transplantoi zemër nga një dhurues tek një pacient tjetër i cili tani fitoi shansin e ri për jetë. Kuvendi i Akademisë Ndërkombëtare të shkencave, arteve dhe kulturës së Sllovenisë u zgjodh Prof. Dr. Nikoliq- akademik në seancën e fundit e cila u mbajt në Moskë. Nikoliq është pjesë e Spitalit Klinik “Acibadem Sisitina” dhe është më i miri në këtë fushë në vendin tonë, një nga pionierët me arritjet më të fundit në tërë rajonin dhe kjo dëshmohet edhe me përzgjedhjen e bërë. Kjo është mirënjohje për suksesin e plotë. Në vitin 2018 me implantimin e të dy zemrave artificiale, Nikoliq kreu operacionin i cili është një nga pesë arritjet më të mëdha në mjekësinë kardiovaskulare.

NIKOLIC

Nikoliq vjen nga një familje e doktorëve, tërë jetën e tij profesional e ka përkushtuar kardiokirurgjinë. Gjatë këtij viti mori pjesë në ekipin i cili transplantoi zemrën e parë në Maqedoni, për çka mori çmimin “13 Nëntori” të Qytetit të Shkupit

 

извор – новости