fbpx

Prof.Dr. Nikoliq me sukses kreu një ndërhyrje komplekse kardiokirugjikale tek një person me hemofili

16.07.2020

Një burrë në moshën 58 vjeç nga Shkupi po shërohet pas ndërhyrjes kardiokirurgjikale në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ndërhyrja u krye nga Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq i cili pacientit i ka vendosur tre bajpase aorto-koronare. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të jashtëzakonshme dhe komplekse, nëdersa personi është diabetik që tashmë trajothet me terapi me tableta. Pacienti që tanimë është në gjendje stabile është me Hemofili tip B, ndërsa gjendja e tij ishte përcjellë në mënyrë të rregullt në Klinikën e hematologjisë. Hemofilia tip B është çrregullim gjenetik i gjakut që shkakton mungesën e proteinave për koagulim të gjakut. Në “Acibadem Sistina” u pranua si pacient me gjendje emergjente ndërsa ndërhyrja u krye menjëherë.

Në Klinikën ka ardhur në gjendje të mesme deri të rëndë me infarkt subakut të miokardit dhe sëmundje koronare  të tri enëve.

“Para ndërhyrjes, pacienti u përgatit në mënyrë përkatëse duke përfshirë zëvendësimin e faktorit 9 të koagulimit për shkak të Hemofilisë B. Më 14 korrik, pacienti ka kaluar operacionin kardiokirugjikal me vendosjen e  tre bajpaseve aorto- koronare. Tani pas ndërhyrjes është me gjendje stabile, me evalium ditor të faktorit 9 të koagulimit dhe zëvendësimin përkatës, thotë Dr. Nikoliq.