fbpx

PROF. DR. NIKOLIQ DHE DR. ÇADIKOVSKI MBAJTËN LIGJËRATË PARA 400 STUDENTËVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

11.12.2019

Një numër të madh studentësh treguan interes për ligjëratën e kardiokirurgut Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq dhe kardiokirurgut pediatrik Dr. Vlladimir Çadikovski që u mbajt dje në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Rreth 400 studentë u paraqiten për të marrë pjesë dhe për të dëgjuar fjalimin e mjekëve specialistë nga Spitali “Aciabdem Sistina”.

medicinski fakultet nikolic

Shumë pyetje, dilema, diskutim interesant pas ligjëratave- mjekët u angazhuan t’iu shpjegojnë studentëve disa prej sfidave në mjekësinë bashkëkohore dhe në fushat që udhëheqin. Ata janë mjekë pionierë, ndërsa njohuritë e tyre kanë ndarë me studentët e interesuar. Studentët kishin shumë pyetje edhe pas ligjëratave.

medicinski fakultet nikolic

Prof. Dr. Nikoliq, i cili është një nga mjekët kardiokirurg më të njohur në rajon, fliste për zemrën artificiale. Në ligjëratën kanë ndarë detaje për mënyrën në të cilën implementohen risitë në këtë proces dhe për të gjitha përfitimet për pacientët. Dr. Çadikovski i cili është i vetmi kardiokirurgu pediatrik me licencë dhe shef i Departamentit për kardiokirurgji pediatrike në “Acibadem Sistina”,  mbajti ligjeratë për kardiokirurgji pediatrike.

Ngjarja dhe ligjëratat u  organizuan nga Organizata evropiane e studentëve të mjekësisë.

medicinski fakultet publika