fbpx

Prof. Dr. Kirill Llozançe dhe “Acibadem Sistina” i dhanë Filipit një shans të ri për jetën

23.07.2018

Spitali “Acibadem Sistina” merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e operacionit të Filipit të vogël.

Recidiv i tumorit të mënjanuar pesë vite më parë ka qenë arsyeja përse Filipi 14-vjeçar duhej të rikryente një ndërhyrje neurokirurgjikale. Prindërit e Filipit, të cilët nuk kishin të ardhura financiare për të kryer operacionin, dërguan një kërkesë për ndihmë sociale për fëmijën e tyre.

Fondet e mbledhura nëpërmjet donacionit nuk ishin të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e ndërhyrjes. Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe Prof. Dr Kirill Llozançe, neurokirurg i cili  ka kryer edhe ndërhyrjen e parë të Filipit, e përmbushën kërkesën e prindërve dhe pranuan të kryenin operacionin.

“Dua të shpreh mirënjohjen time ndaj Spitalit Acibadem Sistina dhe Prof. Dr. Kirill Llozançe. Të gjithë atë të cilët janë prindër, do të kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo për ne. Gjendja jonë financiare nuk na e lejonte kryerjen e operacionit në spital privat, por  falë humanizmit të ekipit të neurokirurgëve dhe menaxhmentit të spitalit, Filipi tani është mirë “, thotë Sllobodanka Petrovska, nëna e Filipit.

Operacioni i Filipit ishte një sfidë serioze, kryesisht për shkak të lokalizimit specifik të tumorit.

“E njihja gjendjen e Filipit, e njihja sepse e kam ndjekur rastin e tij 5 vjet më parë, kur bëra ndërhyrjen e  parë. Për fat të keq, tumori u përsërit dhe ishte e nevojshme që të kryhej kirurgjia në kokë. Në trajtim ishte i përfshirë ekipi multidisiplinar i cili përbëhej nga neurokirurgë, neurologë, anesteziologë dhe onkologë. Përsa i përket sigurisë së intervenimit një ndihmë e madhe ka qenë edhe përdorimi i neuromonitoringut, nëpërmjet të cilit ndiqet zona apo fusha në të cilën kryhet operacioni, duke mundësuar kështu shmangien e mundësisë së lëndimit të nervit gjatë ndërhyrjes. Operacioni përfundoi me sukses. ” shprehet Prof. Dr. Llozançe.

Tashmë pas intervenimit, Filipi është në gjendje të mirë shëndetësore. Tani vijon kryerja e kontrolleve të rregullta dhe monitorimi i mëtejshëm i gjendjes së tij.