fbpx

Prof. Dr. Kaftanxhiev dhe Prof. Dr. Kamnar morën pjesë në kongresin ndërkombëtar TASES

25.03.2024

Nga 21 deri më 24 mars në organizim të organizatës traumatologjike të Serbisë TASES u mbajt kongresi i parë ndërkombëtar. Si ligjërues të ftuar nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në këtë kongres ishin Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev, specialist në traumatologji dhe Prof. Dr. Viktor Kamnar, specialist në ortopedi.


Në këtë takim të rëndësishëm dy mjekët e shquar nga spitali ynë i prezantuan përvojat e tyre në fushën e kirurgjisë ortopedike dhe traumatologjisë si dhe trendët më bashkëkohore të trajtimit operativ që zbatohen në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.


Në këtë kongres u regjistruan mbi 300 pjesëmarrës nga Koreja e Jugut, Gjermania, Austria, Malajzia, Greqia, Serbia dhe patën mundësi për një shkëmbim dhe përhapje të përvojave të reja dhe njohurive, për diskutime kreative dhe kontakte.