fbpx

PROF. DR. IGOR KAFTANXHIEV ISHTE LIGJËRUES NË KURSIN NDËRKOMBËTAR AO TRAUMA DHE SEMINARIN NË ZAGREB

29.11.2023

Qyteti i Zagrebit ishte nikoqir i kurseve ndërkombëtare dhe seminarit të kirurgëve (traumatologë dhe ortopedë) sipas programit të fondacionit AO dhe kursit për personelin në sallat e operacioneve.

Drejtori mjekësor i Spitalit klinik “Acibadem Sistina”, Prof. Dr.Igor Kaftanxhiev tradicionalisht edhe këtë vit ishte ligjërues në kursin bazë AO Trauma si dhe në seminarin për lëndime të ekstremiteteve të poshtme. Së bashku me disa kirurgë dhe pedagogë të njohur nga Evropa i kanë përcjellë njohuritë e tyre përmes ligjëratave dhe diskutimeve me pjesëmarrësit, si dhe përmes zbatimit praktik të teknikave operative me ushtrime në modele kockore.

AS Kolazh AO Trauma

Në kursin për stafin mjekësor në sallat e operacionit, për herë të parë morën pjesë dy instrumentarët nga departamenti i traumës dhe ortopedisë së spitalit tonë, Gjurgica Cvetanovska dhe Advie Raim.

Ky kurs ishte një mundësi të shkëlqyer për edukimin e tyre të mëtejshëm dhe u njohën me teknikat më të fundit operative të osteosintezës dhe implantet e reja të përdorura për këtë qëllim. Ngjarjet e tilla të certifikuara profesionale janë mënyra e vetme për të siguruar një staf cilësor i cili do të vazhdojë të punojë duke zbatuar standardet botërore sipas nevojave të spitalit.

Fondacioni AO është një organizatë jofitimprurëse e cila është udhëhequr nga një grup ndërkombëtar kirurgësh të specializuar në fushën e traumës dhe ortopedisë, i cili është themeluar në vitin 1958 me seli në Davos, Zvicër. Gjatë dekadave të fundit, ky fondacion përcakton standardet në trajtimin e të lënduarve, si dhe për sëmundjet shoqëruese që lidhen me sistemin osteo-artikular.

Image

Sot, AO përfaqëson rrjetin më të madh global që bashkon mbi 520,000 profesionistë të kujdesit shëndetësor. Fondacioni i është përkushtuar edukimit, kërkimit dhe zhvillimit në fushën e traumës dhe ortopedisë për një trajtim më të mirë të mundshëm për pacientët. Gjatë vitit, AO ofron më shumë se 870 ngjarje edukative në mbarë botën, të mbështetur nga 8,000 pedagogë dhe me më shumë se 82,000 pjesëmarrës.