fbpx

PRAKTIKË PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË FARMACISË NË “ACIBADEM SISTINA”: MUNDËSI UNIKE PËR MËSIMIN E TERAPISË SIPAS PACIENTIT DHE PËR PUNËSIM

21.02.2022

Mundësia unike për studentët e farmacisë për të zhvilluar mësim praktik në barnatoren spitalore të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” rrjedh nga Memorandumi për praktikë që u nënshkrua mes spitalit dhe Fakultetit të Farmacisë në Shkup. Ky është një shans unik për studentët që përmes zhvillimit të praktikës të edukohen në Departamentin e Farmacisë në spitalin tonë, dmth. në barnatoren e vetme në vendin tonë që punon sipas parimit terapi sipas pacientit.

farmacija x

Në këtë program do të përfshihen të gjithë studentët e vitit të V-të, dmth. në vitin e fundit. Nga 45 kandidatë janë përzgjedhur 12 kandidatë që kanë aplikuar dhe pas praktikës do të marrin mundësi për punësim në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Pas zbatimit të praktikës studentët do të marrin njohuritë themelore për punë në barnatore, por edhe për karakteristikat e prodhimeve farmaceutike. Është paraparë që të ndahen në tri grupe dhe gjatë javës studimore të mësojnë, ndërsa për vikendet do të zhvillojnë praktikë dmth. do të angazhohen për punë.

farmacija x

Sipas planit, trajnimi do të përfundojnë në qershor me mundësi që të vazhdohet edhe gjatë verës, si praktikë verore. Avantazhi për punë sipas parimit terapi për pacient është se bëhet fjalë për një qasje individuale të trajtimit pas ekzaminimit të çdo pacienti nga një mjek që do ta përshkruajë ilaçin e nevojshëm. Terapia jepet me një kontroll paraprak nga ana e farmacistit që i kontrollon interaksionet eventuale të barnave, dozave, kohës dhe mënyrës së aplikimit dhe shtrishove mikrobiologjike. Kjo përbën avantazh sepse farmacistët janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me mjekët.

“Acibadem Sistina” është spital që punon sipas standardit JCI dmth. me shkallën më të lartë të zhvillimit, ndërsa barnatorja spitalore është organizuar sipas standardet e njëjta.