fbpx

Përsëri u ngrita në këmbë falë profesionalizmit të Prof. Dr. Jordan Savevski

29.09.2016

Në muajin Gusht të vitit 2015 pësova dëmtim të rruazave të shtyllës kurrizore dhe isha krejtësisht iparalizuar. Pas ardhjes në ‘Acibadem Sistina’ u takova me Prof. Dr. Jordan Savevskin, i cili më shpjegoi gjithçka lidhur me gjendjen time dhe trajtimin që duhej të merrja. Qëndrimi i tij ishte tepër konkret, i plotë dhe tepër i sjellshëm, që më dha ndjesinë se ndodhesha në duar të sigurta.

Me 1 Shtator, pas vendimit të Prof. Dr. Jordan Savevskit, u operova në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Operacioni përfundoi me tepër sukses, pasi vetëm pas disa ditësh u nisa për në Stokholm , ku dhe vazhdova rehabilitimin. Kur u takova me mjekun në spitalin e Stokholmit, i dorëzova të gjitha raportet mjekësore të spitalit ‘Acibadem Sistina’ dhe fjalët e tij të para ishin:

Keni pasur fat që lëndimi nuk ka qenë më i madh, përdryshe gjendja juaj do të kishte përfunduar shumë keq.
Keni pasur fat që jeni trajtuar nga traumatolog profesionist dhe spital profesional. Ky nuk është një operacion i lehtë, në fakt, të gjitha operacionet në shtyllën kurrizore janë tepër serioze dhe kërkojnë profesionalizëm dhe angazhim tepër serioz. Ai apo ata të cilët e kanë kryer këtë operacion (duke i’u referuar Prof. Dr. Savevskit dhe ekipit të tij), e kanë kryer në mënyrë kaq të saktë dhe profesionale që do ta quaja art apo përsosshmëri në fushën e mjekësisë.

Doktori, këtë fakt ma përsëriste shpesh kur shkoja në rehabilitim dhe për të kryer kontrolle. 

I nderuar Prof. Savevski, pas të gjitha lavdërimeve që dëgjova për ju gjatë qëndrimit tim në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ dhe lavdërimeve nga spitali në Stokholm, të cilat i drejtoheshin punës dhe profesionalizmit tuaj, dua t’ju them se keni shumë arsye që të ndiheni krenar për punën , arritjet tuaja në mjekësi dhe për qëndrimin tuaj pozitiv ndaj pacientëve.

Së fundi, i nderuar Prof. Savevski, më lejoni që personalisht në emrin tim dhe në emër të familjes time, t’ju shpreh falenderimet e përzemërta për të gjithë ndihmën që mora nga ju dhe nga spitali ‘Acibadem Sistina’. Një falenderim tepër të madh dua të bëj për të gjitha infermieret dhe të gjithë ekipin e traumatologjisë, i cili ishte i jashtëzakonshëm gjatë qëndrimit tim në spital.

 

Me shumë respekt,

Avni Kastrati