fbpx

Përqindja e mbijetesës së pacientëve në departamentit e  kardiokirurgjisë në “Acibadem Sistina” është më e lartë nga përqindja e projektuar

30.04.2019

Konfirmimi i ri për suksesin e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Sipas rezultateve që kanë të bëjnë me vitin e kaluar, vdekshmëria në procedurave elektive kardiokirurgjikale në “Acibadem Sistina” është 1,9 për qind. Përqindja e mortalitetit është më e ulët nga projeksioni i Shoqërisë së kardiokirurgëve të Evropës sipas të cilit prognozimi për vdekshmëri për “Acibadem Sistina” ka qenë 2,04 për qind.

Përqindja e ulet për mortalitet është dëshmi për gatishmërinë e kuadros së spitalit, sa u përket pajisjes me këtë edhe një herë u dëshmua pse “Acibadem Sistina” është spitali në vendin e parë.

Edhe hulumtime të tjera krahasuese treguan rezultate të mira të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” për departamentin e Kardiokirurgjisë.

Gjatë vitit të kaluar në këtë repart, u kryen ndërhyrje mjekësore revolucionare me të cilat spitali u nda si lider në rajonin, por edhe më gjerë.

Për herë të parë në Maqedoni u krye edhe operacioni i implantimit të zemrës së plotë artificiale.