fbpx

Për Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, dr. Jordan Savevskin dhe ekipin e tij…

27.01.2015

Për Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, dr. Jordan Savevskin dhe ekipin e tij…

 

Të jesh prind është një ndjenjë e përkryer dhe e pa zëvendësueshme që asnjë pasuri në botë nuk mund ta zëvendësojë. Historia ime fillon me një aksident me makinë në Ferizaj, aksident në të cilin u lëndua djali im Arditi. Pas aksidentit u dërgua menjëherë në spital në Prishtinë. Pas ekzaminimit, doktorët na thanë se Arditi ka thyer rruazën e pestë të shtyllës kurrizore, dhe se ka shumë mundësi që djali të mbetet në karrocën me dy rrota për të gjithë jetën.