fbpx

Për herë të parë në Maqedoni stentim një vaskular i aneurizmave të aortës torakale

20.10.2015

Për herë të parë në Maqedoni stentim një vaskular i aneurizmave të aortës torakale

Për herë të parë në Maqedoni, në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”, përmes qasjes një vaskulare, është vendosur stentë në aneurizma (më saktë transeksion traumatik) në aortën torakale. Me realizimin e këtij intervenimi, prej prof. dr. Salis Taxher , qendra kardiovaskulare në “Acibadem Sistina” u bë pjesë e qendrave referente mjekësore, ku ky intervenim realizohet në mënyrë praktike.

TEVAR është procedure rutinore në qendrat referente

Intervenimi TEVAR (rikonstruim një vaskular i aortës) është qasje më e re në zgjidhjen e aneurizmave të aortës torakale, për dallim prej kirurgjisë konvencionale. Sipas përvojave të deritanishme, me këtë intervenim, vdekshmëria është dukshëm më e ulët, kurse komplikimet janë edhe deri në 5 herë më të vogla në krahasim me kirurgjinë klasike, ku qasja deri te aorta torakale është përmes prerjes të madhe të anës së majtë të kafazit të kraharorit.

Qasja një vaskulare realizohet përmes prerjes së vogël te ijët, ku me gyp të hollë, kateter, përmes arteries femorale arrihet deri te vendi i zgjerimit të aortës torakale. Përmes saj drejtpërdrejt futet stent grafti nën kontroll të rëntgenit dhe vendoset në pjesën e sëmurë, të aortës. Me hapjen dhe fiksimin e stentit, aneurizmat përjashtohen nga qarkullimi i gjakut, kurse aorta bëhet gyp i barabartë me madhësi normale. Me këtë intervenim, shërimi i pacientit zgjat më shkurtë dhe me më pak ditë të kaluara në spital.

Te kirurgjia konvencionale pacienti vendoset në qarkullim ekstrakorporal me ftohje dhe me drenazh të palcës kurrizore, dhe realizohet prerja e segmentit të sëmurë të aortës. I gjithë intervenimi duhet të planifikohet me strategji dhe taktikë, ose në të kundërtën komplikimet janë shumë serioze. Komplikimi më serioz është paraliza e ekstremiteteve të poshtëm, që ndodh edhe deri te 15% të rasteve.

Përparësitë e TEVAR lidhur me kirurgjinë klasike

Trendi në botë është që kur ekzistojnë kushte për këtë, aorta torakale të zgjidhet me TEVAR. Në disa rate nevojitet edhe operacion baj pas vaskular paraprak, që të vendosen kushtet për TEVAR. Rreziku përbashkët i intervenimit kështu të planifikuar me 2 procedura është më i ulët prej kirurgjisë konvencionale.

Ky intervenim për herë të parë është realizuar në vitin 1994, kurse prej vitit 2005 është miratuar prej FDA dhe i njëjti ka filluar të aplikohet edhe në spitalet amerikane. Në Maqedoni, për këtë intervenim pacientët dërgoheshin në vendet fqinje. Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” është i pajisur me kuadër dhe teknikë që praktikisht të realizohen këto intervenime.

[widgetkit id=53]