fbpx

PAKETAT E REJA PËR LINDJE NË “ACIBADEM SISTINA”- PËRFITIME PËR TËRË FAMILJEN

28.08.2024

Spitali klinik “Acibadem Sistina” krijoi paketat e reja speciale për lindje me përfitime të shumta dhe zbritje. Risia e re në paketën është zbritja ekskluzive prej 10% në të gjitha shërbimet në spital për tërë familjen e gruas shtatzënë. Kjo zbritje vlen edhe për të gjitha nënat që kanë lindur në këtë spital që nga themelimi i tij.

Përfitim i ri për gratë shtatzëna është zbritja prej 10% në ekzaminimet gjatë kontrollimit të shtatzënisë dhe 10% zbritje në paketën e lindjes, nëse nga java e 12-të të gestacionit do ta kontrollojnë shtatzëninë në “Acibadem Sistina”.

ASBaby Campaign SocialMedia Apartman xpx

Në paketat e reja janë përfshirë edhe zbritje shtesë për lindjen e dytë dhe të tretë, si dhe për çdo procedurë të IVF-së që është kryer dhe monitorohet në spitalin tonë.

“Gratë shtatzëna që do të lindin për herë të dytë në ’Acibadem Sistina’ përfitojnë zbritje prej 20% në paketën e lindjes, ndërsa për lindjen e tretë fitojnë zbritje prej 30%. Zbritja vlen edhe për procedurën e parë të suksesshme të IVF-së duke përfituar zbritje prej 10% në paketën e lindjes. Për procedurën e dytë të suksesshme të IVF-së  përfitojnë zbritje prej 10% për kryerjen e procedurës së IVF-së dhe zbritje prej 20% në paketën e lindjes, për procedurën e tretë çiftet përfitojnë zbritje prej 20% në kryerjen e procedurës së IVF-së dhe zbritje prej 30% në paketën e lindjes”, shpjegon Dr. Gordana Petrovska, shefja e departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Me paketat e reja, nënat e ardhshme që do të lindin në “Acibadem Sistina” do të përfitojnë përdorim falas 3 mujor të shërbimeve në qendrën sportive “Premium” me ekzaminim mjekësor, pasqyrë të gjakut, analizë të përbërjes së trupit InBody. Pas lindjes përfitojnë zbritje prej 30% në të gjitha shërbimet në qendrën e dobësimit “Slim Body Center”,  zbritje prej 30% në të gjitha procedurat estetike kirurgjikale për formësimin e trupit (liposukcion, korrigjimi i gjoksit, abdominoplastikë, diastaza e muskulit abdominal) dhe zbritje prej 30%  në të gjitha trajtimet mjekësore në “Center of Perfection” (laser antiaging, laser për trajtimin e strijave, laser për trajtimin e shenjave, PRP, masazhi i fytyrës, trajtime kozmetike, piling kimik). Këto përfitimet mund të shfrytëzohen brenda një viti pas lindjes.

Përfitimet që vijojnë me çdo paketë të lindjes

Paketat e lindjes përfshijnë: akomodim spitalor, analiza laboratorike për nënën gjatë pranimit në spital, mundësi për marrjen e analgjezisë spinale apo epidurale për lindje pa dhimbje. Foshnjat e lindura në “Acibadem Sistina” kanë neonatologun e tyre, i cili monitoron rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe me këtë qëllim në këtë paketë janë përfshirë edhe disa ekzaminime për foshnjën si ekzaminimi audiologjik, kardiologjik dhe ortopedik, këshilla për ushqimin e saj, tri ekzaminime kontrolluese falas gjatë muajit të parë dhe vizitë nga infermierja patronazhe.

Në kuadër të paketave, gjatë shtatzënisë çdo nënë ka mundësi të ushtrojë joga falas, 3 masazhe për gratë shtatzëna në qendrën sportive “Premium”, libër me këshilla për një shtatzëni të shëndetshme, shërbim parukerie dhe konsultë falas me psikiatër. Pas javës së 36-të të gestacionit çdo grua shtatzënë përfiton edhe kardiotokografi CTG falas.

Para lëshimit të spitalit, çdo grua që ka lindur fiton dhuratën speciale të markës sonë, një çantë multifinkcionale materniteti “Acibadem Sistina Baby” me material informativ dhe dhurata. Në mënyrë shtesë në këtë paketë janë përfshirë edhe një konsultë falas me psikiatër, konsultë me endokrinolog, nutricionist, ndërsa ekzaminimi i parë te gjinekologu është falas.

Në kuadër të paketës pacientet përfitojnë edhe zbritje prej 20% në restorantet: „SushiCo”, rr. Leninova „SushiCo Zen“, në Diamon Mall, „Salvatore“ në Panorama Square dhe „Always fresh” në oborrin e spitalit.

Të gjitha përfitimet e paketave të lindjes mund të përftohen me një pagesë paraprake.

22 500 FOSHNJA TË LINDURA NË QENDRËN MË TË MADHE TË LINDJES

Me 22 500 foshnja Spitali klinik “Acibadem Sistina” është qendra e parë private më moderne për lindje në vendin tonë dhe rajon. Për 23 vjet, kujdesi për nënat e ardshme është prioritet duke zbatuar trendët dhe teknologjitë më të reja në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës. Materniteti më i madh privat disponon me një ekip mjekësh- 24 gjinekologë- obstetër me përvojë të madhe, 21 mami dhe 40 infermiere të cilat punojnë në mënyrë të përkushtuar në ofrimin e kujdesit për nënat dhe foshnjat e tyre..

JANË KRYER 500 CIKLE TË IVF-së

Qendrën për riprodhim të asistuar “Malla Bogorodica” deri më tani janë kryer 34 500 cikle të IVF-së. Kjo qendër është pionier në implementimin e teknikave të asistuara për riprodhim, ndërsa shkalla e suksesit të procedurave është i barabartë me nivelin e qendrave botërore për IVF. Në këtë qendër punon ekipi i përbërë nga 8 mjekë, ekspertë në fushën e riprodhimit të asistuar si dhe 9 infermiere të edukuara për punë në qendrën për IVF. Në laboratorin për riprodhim të asistuar në “Acibadem Sistina” punojnë 9 embriologë të me përvojë, andrologë dhe laborantë.

KUJDESI I PLOTË VAZHDON EDHE PAS LINDJES

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është hapur spitali i parë privat pediatrik me një qendër emergjente pediatrike në të cilin punojnë 27 mjekë pediatër- specialistë, prej të cilëve 12 pediatër janë subspecialistë. Spitali disponon edhe me njësinë më moderne të kujdesit intensiv neonatal në të cilën punon ekipi më i mirë i neonatologëve në vendin tonë. Për shëndetin e të sëmurëve kritikë dhe foshnjat e lindura para kohe kujdesen 9 neonatologë dhe 16 infermiere të cilat punojnë në njësinë e kujdesit intensiv. Spitali disponon edhe me njësinë më moderne të kujdesit intensiv më bashkëkohor kardiokirurgjikal dhe pediatrik duke ofruar të gjitha shërbimet për kujdesin e plotë për shëndetin e fëmijëve.