fbpx

Pacienti me zemër artificiale feston 46 vjetorin

25.07.2018

Goran Spirov nga Shtipi, pacienti të cilit 2 javë më pare i’u implantua zemra e plotë artificiale, sot në Spitalin klinik Acibadem Sistina ai feston 46 vjetorin e tij të lindjes. Në rrethin e personave dhe miqve më të afërt, si dhe ekipi i spitalit që ka kryer operacionin, Goran i ka pritur në këmbë urimet e ditëlindjes së tij. Ai ndjehet mirë dhe po shërohet nga ndërhyrja kirurgjikle, e cila është një ndër operacionet më të vështira dhe më të komplikuara përsa i përket intervenimeve kardiake.

“Falë meritës tuaj unë sot festoj ditëlindjen time me një forcë të re dhe dëshirë për jetën” me këto fjalë Goran falënderoi mjekët dhe të gjithë ekipin e Spitalit “Acibadem Sistina”.
Operacioni, i cili u realizua natën ndërmjet 11 dhe 12 korrikut dhe zgjati më shumë se pesë orë e gjysmë, u krye plotësisht nga ekipi i Spitalit Acibadem Sistina, i udhëhequr nga kreu i departamentit të kardiokirurgjisë, Prof. Dr Aleksandar Nikoliq.

Impantimi i zemrës së plotë artificiale, si një operacion kompleks kardiokirurgjik, e ka renditur Spitalin klinik Acibadem Sistina në listen e institucioneve shëndetësore në botë të cilat kryejnë operacione të tilla. Në të njëjtën kohë, ky ka qenë një hap i madh edhe për kardiokirurgjinë maqedonase, duke e renditur vendin tonë në listën e atyre vendeve të pakëta në botë të cilat kryejnë intervenime të tilla. Përkatësisht, Maqedonia ka hyrë në listën e 25 vendeve në botë ku kryhet kjo kardiokirurgji jashtëzakonisht e komplikuar, përkrah shteteve si : SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Turqia, Britania e Madhe, Italia ..