fbpx

NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME TË MJEKËSISË “DR. JOVAN KALLAUZI” ZHVILLUAN VIZITË NË “ACIBADEM SISTINA”

18.05.2023

Nxënësit e Shkollës së mesme komunale të mjekësisë “ Dr. Jovan Kallauzi” nga Manastiri zhvilluan vizitë tradicionale në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Në kuadër të vizitës ishin përfshirë nxënësit e vitit të IV-të, infermierë dhe mami, si dhe nxënësit e vitit të III-të, teknikë farmaceutik.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi që të njihen me punën e spitalit, teknologjinë bashkëkohore dhe personelin si dhe morën pjesë në ligjëratën edukative në amfiteatrin e spitalit. Infermierët dhe mamitë e ardhshme vizituan qendrën emergjente për fëmijë dhe për të rritur, ordinancat, repartet spitalore, ndërsa teknikët farmaceutik u njohën me punën e barnatores spitalore dhe departamentin e laboratorëve diagnostikues.

“Jemi të impresionuar me kapacitetet, aftësitë, mënyrën e punës dhe teknologjinë me të cilën disponon spitali, shërbimet mjekësore dhe zbatimin e protokolleve më bashkëkohore në trajtimin e pacientëve. Si punonjës të ardhshëm mjekësor, këto vizita për ne kanë shumë rëndësi”, kanë thënë studentët.

Vizita e nxënësve të Shkollës së mesme komunale të mjekësisë “Dr. Jovan Kallauzi” nga Manastiri është pjesë e programit të tyre mësimor.

meditsinari