fbpx

NJOFTIM

27.02.2020

Për shkak të gjendjes aktuale me virusin korona Covid-19 ndërsa me qëllim parandalimin dhe mbajtjen e nivelit më të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë së pacientëve, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” zbaton një protokoll të veçantë të lëvizjes gjatë vizitës së spitalit.

Ju lutemi, t’i respektoni këto rekomandime për parandalim:

  • Terminët e caktuar në mënyrë të rregullt për kontrollet dhe intervenimet do të zhvillohen pa pengesa
  • Domosdoshmërish mbani maskë mbrojtëse gjatë hyrjes në Spitalit
  • Vizita e pacientëve është kufizuar vetëm në një vizitor në një kohë të caktuar.
  • Koha për vizitë: 10:00-12:00, 16:00 – 18:00
  • Rekomandojmë që gratë shtatzëne dhe fëmijët të mos vijnë në vizitë
  • Hyrja në Spital është kufizuar dhe do të zhvillohet vetëm përmes Hyrjes A dhe Qendrës Emergjente
  • Të gjithë personat që hyjnë në spital janë obliguar ta kalojnë kontrollin në hyrjet që janë në funksion.
  • Mbani praktikat e mira për higjienën personale.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka kapacitet të plotë për të kryer testim për detektimin e virusit korona, por i respekton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe praktikës së mirë klinike dhe në përputhje me këtë analizat referente dhe testimet për detektim nuk bëhen në Spitalin.