fbpx

NJË PILING FALAS PAS ÇDO TRAJTIMI ESTETIK NË “ACIBADEM SISTINA”

15.12.2020

Në prag të festave të fundvitit për çdo trajtim dermatologjik estetik në Departamentin e dermatologjisë në Spitalin Klinik “ Acibadem Sistina”, pacientëve u jepet një piling kimik falas nga brendi i njohur amerikan NeoStrata. Oferta promovuese vlen deri më 31 dhjetor, ndërsa vauçerin për një piling falas mund ta shfrytëzoni deri në fund të muajit shkurt 2021 dhe jepet pas çdo trajtimi me termin të caktuar për PRP ose Botox, për pakon për epilim lazerik ose filerat dermale. Dermatovenerologu, Andrej Petrov, thotë se me trajtimet estetike dermatologjike të cilat janë të disponueshme në “Acibadem Sistina” do të dukeni më të rinj, ndërsa efektet do të zgjasin me vite.

Botox- zbutja e lëkurës në fytyrë

Si një nga trajtimet më efektive për përtëritjen e lëkurës ai e propozon botulinum toxin – një substancë që shkakton një bum të vërtetë në dermatologjinë estetike i cili mundëson heqjen e rrudhave në pjesët me muskulaturë të dobësuar. Sot gjen aplikim të gjerë, ndërsa për procedurën siç thotë Dr. Petrov, është e shpejtë dhe aplikohet për 15 minuta, gjithmonë përgatitja e mirë dhe plani për intervenim janë të domosdoshëm për të fituar një rezultat të suksesshëm. Më shpesh përdoret për heqjen e rrudhave të ballit (linjave frontale), rreth syve, në hundë dhe qafë. Botulinum toxini ka efekt që zgjat nga 6 deri në 9 muaj, jep rezultate të shkëlqyeshme dhe ka efekte minimale anësore. Gjithmonë pas dy javësh pacienti duhet të vijë për korrigjim kontrollues. Efekti shfaqet pas disa ditëve. Kënaqësia e pacientëve është shumë e madhe. Botulinum toxini i njohur si botoks ka efekt parandalues kundër plakjes së lëkurës.

Trajtimi PRP- rikthimi i shkëlqimit të lëkurës në një mënyrë të sigurte dhe natyrale

Në mes të trajtimeve më aktuale estetike është rigjenerimi lazerik i lëkurës ose përtëritje me përdorimin e terapisë së kombinuar me karbon dyoksid frakcional dhe plazmë të pasuruar me trombocite (PRP). Aplikohet në fytyrë, qafë, dekolte, nën bërrylat me lazer dhe plazma autologe derdhet nëpër hapjet e kryera me lazerin. Plazma merret përmes marrjes së gjakut të pacientit. Ajo është me një faktor të fortë stimulues të rritjes i cili në kombinim me zbutjen sipërfaqësore të lëkurës me lazer dhe me stimulimin e krijimit të kolagjenit të ri shkakton rigjenerimin e lëkurës dhe rritjen e elasticitetit të saj duke hequr pigmentimeve sipërfaqësore dhe njollat në lëkurë.

“Bëhet fjalë për një alternativë efikase të liftingut kirurgjikal, e cila kryhet me procedurë minimale invasive ndërsa periudha e shërimit të pacientit është shumë e shkurtër. Nuk ka penj në fytyrë. Nuk ka pushim. Procedura kryhet në disa cikle ndërsa efektet zgjasin 2-3 vite, thekson Dr. Petrov, duke shtuar se avantazhi i këtij trajtimi është se mund të përsëritet në mënyrë të pakufishme.

Filera dermale- për mbulimin e mangësive në fytyrë dhe për zmadhimin e buzëve.

Në trajtimet estetike me zbatim të gjerë janë filerat dermale ose mbushësit të rrudhave dhe mangësive në fytyrë. Një nga trajtimet më të shpeshta estetike që i bëjnë gratë veçanërisht gjatë festave të fundvitit është zmadhimi i buzëve.

“Mbushësit ose të njohur si filiera, përdoren për korrigjimin e mangësive në volumenin në disa pjesë të trupit, më shpesh në fytyrë. Trendët gjatë kohëve të fundit ndjekin theksimin e buzëve dhe për këtë qëllim përdoren mbushësit me acid hialuronik i cili është pjesë përbërëse e organizmit”, thotë Doc. Dr. Petrov.

Ai thekson se procedura është e sigurt dhe mund të përsëritet sepse për 9 muaj resorbohet. Kthimi i vetëbesimit është diçka që mund të arrihët në mënyrë të suksesshme me theksimin e buzëve. Është me rëndësi të madhe të vizitohet një dermatolog estetik me përvojë sepse nëse kjo procedurë zbatohet në mënyrë joadekuate në vend që të arrihet përmirësimi i pamjes mund të shkaktojë dëshpërim të madh dhe frustracion nga pamja personale. Kjo procedurë estetike, e cila është më e përdorur ka shumë avantazhe por primati i kësaj procedure është se efekti është momental, domethënë vërehet menjëherë pas injektimit të substancës në lëkurë.

Trajtim me lazer për përtëritje dhe shtrëngim të lëkurës.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon me Lazerin fraksional CO2. Bëhet fjalë për një teknologji më moderne për përtëritje dhe trajtim të mangësive të lëkurës. Mundëson trajtim efektiv për përtëritjen, shtrëngimin dhe përforcimin e lëkurës, trajtimin e rrudhave, puçrrave, strijave, skuqjeve dhe pigmentimeve të lëkurës. Pas trajtimit, lëkura pamjen e butë dhe të shkëlqyer. Siç shpjegon Doc. Dr. Petrov, lazeri bën dëmtime të padukshme të lëkurës, të cilat depërtojnë deri në shtresat e poshtme të lëkurës dhe stimulojnë indin e shëndetshëm në prodhimin e kolagjenit të ri. Përdoret në trajtimin e rrudhave, poreve të mëdha, cikatriseve  cikatriseve të akneve, rrathëve të errët rreth syve, për përtëritje të krahëve, qafës dhe dekoltesë dhe rikthen elasticitetin e lëkurës. Kjo metodë përdoret në mënyrë të sigurt në fytyrën, qafën, krahët, pëllëmbët dhe këmbët.

Epilim lazerik- heqja falas dhe efektive e qimeve të padëshiruara

Me metodat moderne të heqjes së qimeve me lazer, me të cilën shkatërrohen folikulat e qimeve, sot mund të liroheni nga qimet e padëshiruara në mënyrë të lehtë, thjesht dhe pa dhimbje. Ekipi dermatologjik në “Acibadem Sistina” përfshin profesionistë të lartë që kryejnë epilim lazerik në një mënyrë të sigurt me rezultatet e suksesshme duke përdorur teknologjinë më moderne. Numri mesatar i trajtimeve për epilimin lazerik është 6 seanca, thekson Doc. Dr. Petrov.

Për ta përdorur vauçerin për piling kimik falas duhet të caktohet termin për trajtim për epilim lazerik së paku në dy regjione të trupit.