fbpx

Një mbikëqyrje profesionale nga Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve dje vizitoi Spitalin pediatrik të “Acibadem Sistina”

19.12.2020

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin pediatrik pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” një mbikëqyrje profesionale nga Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve bëri vizitë. Vizita u iniciua pas informacionit për rastet e fundit të fëmijëve me komplikime të rënda pas Covid-it të cilat u trajtuan në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Kolegët nga Klinika Universitare shtetërore për Sëmundjet e Fëmijëve dhe Spitali pediatrik Acibadem Sistina u shkëmbyen dhe i kanë ndarë përvojat e tyre për këtë lloj të komplikimeve dhe për mënyrën e trajtimit të fëmijëve. Duke pasur parasysh se manifestimi i virusit është i paparashikueshëm konsiderojmë se këto takime janë mënyra e drejtë dhe më e mirë për ndarjen e informacioneve dhe besojnë se njohuritë e prezantuara në këtë takim konstruktiv nga të dy palët do të kontribuojnë në mënyrë pozitive në trajtimin e mëtejshëm të fëmijëve tek të cilët shfaqen këto lloje komplikimesh prej Covid-it