fbpx

Ngjarje edukative “ Ta mbështesim ushqyerjen me gji së bashku”

08.08.2017

Nën moton “Ta mbështesim ushqyerjen me gji së bashku” me një ngjarje educative, spitali klinik “Acibadem Sistina” shënoi javën botërore të ushqyerjes me gji.

Dr. Dushko Fidanovski, shef i departamentit të pediatrisë, fillimisht, përshëndeti të gjithë të ftuarit e pranishëm. Dr. Stanka Tançeva Kërstevka, pediatre, vuri në dukje përparësitë e ushqyerjes me gji dhe rolin e pazëvendësueshëm të qumështit të gjirit, dhe avantazhet e qumështit të gjirit në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Marina Sterjevska, infermiere – edukatore për ushqyerjen me gji, përveç këshillave praktike të këtij akti, shpjegoi gjithashtu se sit ë krijohet prodhimi I qumështit në mënyrën e duhur.

Të ftuar special në këtë ngjarje edukative ishin Katarina Ivanovska, Tamara Todevska dhe Gordana Kliçarova, të cilat nëpërmjet eksperiencave të tyre, inkurajuan nënat e ardhshme, të vazhdojnë me dhënien e gjirit, dhe ta shijojnë rolin më të bukur në jetë “të qenurit nënë”. Për ushqyerjen me gji thane se është një experience e mrekullueshme, dhe të qenurit nënë përsëri ka qënë gjëja më e bukur që kanë përjetuar në jetën e tyre.

Pjesë aktive e kësaj ngjarje ishin edhe publiku I pranishëm, të cilët u ndanë dhurata nga miqtë tanë BABY – Alkaloid, Medela dhe Avent.

[widgetkit id=79]