fbpx

Në “Acibadem Sistina” me sukses janë kryer dy operacionet e para te fëmijët më të vegjël se 1 vjeç, harxhimet mbulohen nga FSSH

27.11.2019

Detska Kardiohirurgija

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” te dy fëmijë nga Departamenti i kardiokirurgjisë për fëmijë, janë kryer dy ndërhyrje kardiokirurgjikale në krye me kardiokirurgun e vetëm në vend me licencë për fëmijë Vlladimir Çadikovski. Harxhimet për dy ndërhyrjet u mbuluan nga Fond i sigurimit shëndetësor, ndërsa në spitalin, cili është lideri rajonal u kryen me mbështetjen e profesionistëve të madh, specialistë nga spitalet e “Acibadem”-it nga Stamboll.

Dy fëmijët qëishin operuar janë fëmijë nën moshën 1 vjeçare, dmth. foshnja në moshën prej 9 dhe 11 muajsh. Tek ata u diagnostikuan anomali kardiologjike prej lindjes, një prej fëmijëve ka qenë me diagnozë defekt ventrikular septal dhe me hipertension të theksuar pumonal, ndërsa fëmija tjetër është me stenozë aortale supravalvulare. Operacionet kanë zgjatur nga 4 deri në 5 orë, ndërsa fëmijët pas ndërhyrjes operative janë lëshuar në trajtim shtëpiak.

Dr. Çadikovski thotë se fëmijët në periudhën postoperative ndihen mirë dhe uron që sa më të shpejtë të kthehen dinamikës së përditshme të jetës.

Operacionet janë kryer nën mbikëqyrjen e profesorit Dr. Tajar Sarioglu nga spitali “Acibadem” në Stamboll, që konsiderohet për themelues të kardiokirurgjisë për fëmijë në Turqi.

“Acibadem Sistina” me këtë lloj të ndërhyrjeve te fëmijët, që mbulohen nga fondi shtetëror, dëshmon se është një spital nga rangu i spitaleve klinike botërore në të cilët kryhen ndërhyrje serioze kardiokirurgjikale te fëmijët.

“Kam kënaqësinë të punoj në këtë institucion, veçanërisht me tërë personalin që punon në “Acibadem Sistina” dhe veçanërisht me profesionistët që erdhën nga Acibademi nga Stambolli. Kirurgjia e fëmijëve është shumë e rëndësishme jo vetëm për “Acibadem Sistina” por edhe për shtetin. Morëm mbështetje nga menaxhmenti i spitalit tonë me qëllim që së bashku të bëhemi një qendër refrerente për kardiokirurgjinë e fëmijëve”, thotë Dr. Çadikovski.

Me zhvillimin e kardiokirurgjisë për fëmijë “Acibadem Sistina” rrit nivelin e trajtimit të pacientëve në këtë degë multidisiplinare, që është një nga më të vështirat për punë.