fbpx

Në Acibadem Sistina ëndrra bëhet realitet

17.07.2017

Nëse ëndërroni të bëheni prindër, planifikoni të keni fëmijë, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç e keni menduar, në Shkup gjendet spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe ekipi i Dr. Sllobodan Llazarevskit, i cili do t’ju kuptojë dhe do t’ju ndihmojë që ëndrra juaj të bëhet realitet.
Me 30 janar në orën 08:47 dhe 08:48 ëndrra jonë u bë realitet në spitalin klinik “Acibadem Sistina” me britmën e parë të ëngjëjve tanë Tijanës dhe Teodorit.  Ishte një mëngjes i ftohtë dimri, në muajin më të gjatë të vitit, por dhe dita kur Dr. Kornelija Trajkova dhe Dr. Boban Sarxhovski sollën në jetë gëzimin dhe krenarinë tonë më të madhe, binjakët tanë Tijanën dhe Teodorin.

Shtatzëni binjake me rrezik të lartë

Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, ekipi i Dr. Sllobodan Llazarevskit, është kujdesur proifesionalisht dhe me shumë përgjegjësi e ka ndjekur të gjithë procesin. Edna kishte një shtatzani të rrezikshme, e cila kishte nevojë për më tepër vëmendje, monitorim dhe kontrolle të rregullta, veçanërisht gjatë dy muajve të fundit të shtatzënisë së saj, atëherë kur rreziku është më i madh.  Nuk ekzistojnë fjalë në asnjë gjuhë të botës, të cilat mund ti përshkruajnë ato momente të tensionuara  gjatë aktit të lindjes, ku edhe minutat duken aq të gjata sa vitet, deri në reagimin kimik të pabesueshëm që ndodh në trupin tuaj, kur merrni lajmin më të bukur të cilin e keni pritur dhe ëndërruar gjatë. Këtë lajm unë e mora nga anesteziologu Dr. Ivica Stefanovski, i cili e kishte përgatitur bashkëshorten time Ednën jo vetëm psikologjikisht,  por ai ishte udhëzuesi i saj gjatë gjithë procesit të lindjes cezariane, në mënyrë që ajo të kishte një përvojë lindjeje pa dhimbje. Përgëzime për ekpertizën dhe përvojën tuaj Dr. Stefanovski, ju falenderojmë me gjithë zemër. 

24/7 në dispozicionin tonë

Edna vjen nga ishulli Cebu në Filipine, dhe historia e jetës tonë në Dubai, na solli në Maqedoni, në Shkup dhe në “Acibadem Sistina”. Gjatë periudhës së shtatzënisë së saj, ajo po përshtatej me stilin e jetesës dhe të ushqimit në maqedonas, në të njejtën kohë përballej edhe me “tronditjen” kulturore  e cila shfaqet si rezultat i dhjetëra mijëra  kilometra distancë nga Lindja e largët, klima tropikale me një verë tepër të nxehtë dhe  me një dimër të akullt në Shkup dhe në Ballkan. Dëshirojmë të përmendim dhe të falenderojmë Dr. Kornelija Trajkovskën,  e cila jo vetëm që e ndoqi shtatzëninë e Ednës, por ishte edhe mikja e saj me të cilën kontaktonte çdo ditë dhe për çdo gjë ishte në dispozicionin tonë 24/7, madje edhe kur ndodhej me pushime.  Çfarë mund të themi tjetër, përveçse është vërtetë një kënaqësi të kesh një doktoreshë dhe një mikeshë të tillë pranë vetes…

Dr. Sllobodan Llazarevski, Dr. për çmimin Oskar

Për Dr. Sllobodan Llazarevskin është folur dhe shkruar shumë. Për ekspertizën, përkushtimin dhe kujdesin njerëzor flasin vetë rezultatet e tij, shpërblimet si dhe vetë prindërit e qeshur dhe prindërit e ardhshëm.  Ishte doktori i parë që hyri në dhomën tonë pas lindjes për të na uruar për gëzimin dhe lumturinë tonë të dyfishtë, dhe nëse ekziston dhënia e çmimit Oskar për doktorin më të mirë, ai çmim duhet të shkoj në duart e Dr. Sllobodan Llazarevskit.

Historia jonë vazhdon me Dr. Antoni Hristovskin

Nuk përfundon këtu historia jonë me spitalin klinik “Acibadem Sistina”, thjeshtë vazhdon më tej, me rritjen dhe zhvillimin e binjakëve tanë Tijanës dhe Teodorit, dhe kujdesin e tyre nga Dr. Antoni Hristovski, i cili gjatë kontrollit të tyre të parë tha diçka që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Zakonisht foshnjat qajnë, por sapo mbërritëm në Acibadem Sistina, në ordinancën e Dr. Hristovskit, Tijana dhe Teodori ndaluan së qari dhe filluan të flasin në gjuhën e tyre prej bebe “gu – gu”, “ga –ga” dhe ne e pyetëm doktorin, si është puna, çfarë po ndodh, ai na u përgjigj, Tijana dhe Teodori  tani ndodhen në shtëpinë e tyre, ata kanë lindur këtu dhe e ndjejnë këtë gjë, prandaj dhe sillen si shtëpiakë mikëpritës, me përgjegjësi dhe nuk ka më të qara.  Dëshirojmë të falenderojmë të gjithë ekipin e spitalit klinik “Acibadem Sistina” dhe ti urojmë atyre edhe shumë raste të tjera të lumtura dhe momente gëzimi për shumë prindër të ardhshëm, sepse në “Acibadem Sistina” ëndrra bëhet realitet.

Me respekt,

Pançe dhe Edna Unevski