fbpx

Mundësi ekskluzive për trajtimin e mbipeshës

01.02.2024

„AS SLIM BODY CENTER“ ofron trajtim mjekësor për një jetë të shëndetshme

AS SlimBodyCenter IG FB

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” filloi me funksionim qendra për trajtimin e mbipeshës. Bëhet fjalë për ”Acibadem Sistina Slim body center”, një koncept të ri që prefshin një trajtim mjekësor të sinkronizuar dhe të përpunuar në detaje për pacientët që kanë probleme me peshën trupore. Avantazhet kryesore e kësaj qendre, për herë të parë në vendin tonë janë mundësitë për vlerësimin e pacientëve me çka fillon trajtimi i mbipeshës, ndërsa koncepti është i zbatueshëm për çdo moshë, zbatohet tek fëmijët dhe të rriturit. 

“Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” që disa vite punojmë aktivisht me trajtimin e mbipeshës si problem shëndetësor, por tani më në fund në një mënyrë të detajuar, mjekësore dhe të sinkronizuar për trajtimin e pacientëve të cilët kanë vështirësi në menaxhimin e peshës trupore. Bëjmë vlerësimin e pacientëve dhe zbatohet mënyra më e mirë e mundshme për menaxhimin e peshës trupore. Bëhet fjalë për një mjekësi të bazuar në prova, gjegjësisht mbulojmë të gjitha aspektet mjekësore të mbipeshës dhe trajtimin, si dhe trajtohen edhe komplikimet e mundshme”, shpjegon doktoresha Nadica Bozhinovska-Dimova, specialiste e endokrinologjisë, e cila udhëheq këtë qendër.

Pse nuk humbim peshë?

Mjekja shpjegon se aspekti më i rëndësishëm në këtë koncept është mundësia për vlerësim dhe trajtim të mbipeshës në secilën moshë.

“Ne po mundohemi të imponojmë këtë ide shumë të rëndësishme, të theksojmë se mbipesha nuk zgjedh moshë, secila moshë duhet të merret parasysh, të njihet si problem dhe të trajtohet në mënyrë të duhur. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një punë të sinkronizuar dhe komplekse dhe janë përfshirë disa specialitete, në këtë qendër janë përfshirë mjekët: endokrinologë, gastroenterohepatologë, kardiologë, dietologë, pediatër, psikiatër, kirurgë abdominal, ortopedë, fiziatër, specialistët e mjekësisë nukleare dhe kirurgjisë plastike, trajnerë fitnesi, por nëse ka nevojë në këtë trajtim mund të kyçet çdo degë mjekësore, e cila do të jetë e nevojshme në ndonjë rast të caktuar”, thotë mjekja.

Në këtë qendër nuk trajtohen vetëm pacientët që kanë problem me peshën. Ky koncept ofron një program për të zhvilluar një mënyrë të shëndetshme të jetës në një afat të gjatë. Mbipesha si gjendje mjekësore varion nga mbiushqyerja deri në shkallën më të lartë të mbipeshës, por nga ana tjetër jo çdo peshë e tepërt trupore nënkupton sëmundje dhe shkakton komplikime shëndetësore. 

“Domethënë bëhet fjalë për një grup njerëzish, të cilët gjatë gjithë jetës kanë vështirësi të humbin peshë ose arrijnë të qëndrojnë në zonën e mbiushqyerjes. Qëllimi i këtij institucioni mjekësor është, që të vlerësojmë nëse bëhet fjalë për ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore, e cila mund të ngadalësojë metabolizmin, apo thjesht, pacientët në mënyrë të pandërgjegjshme bëjnë gabime, të cilat ndikojnë në metabolizmin e tyre dhe në bazë të ekzaminimeve të bëra do të japim këshilla dhe udhëzime për ta përmirësuar jetën e atyre pacientëve”, thotë Dr. Bozhinovska-Dimova. 

Lufta është konstante, nuk ka ndonjë shkop magjik

Nuk ka shkop magjik për humbje peshe, por ka një mënyrë për të mbajtur një jetë të shëndetshme. Në kоhën e digjitalizimin, ushqimin e shpejtë, pijet e ëmbëlsuara, lufta me kilogramët është e vazhdueshme. Mjekja, thotë se pacientët janë të përmbytur me fushata marketingu dhe premtime për rezultate të shpejta, të cilat janë të njëanshme dhe jo të përshtatura për çdo person.

Në këtë qendër, çdo pacient do të mësohet që të krijojë shprehi të shëndetshme, natyrisht nën monitorimin mjekësor dhe nëse është e nevojshme do të përdoren edhe medikamente të caktuara. Çdo trajtim është motivues dhe efektet janë afatgjata kur një mënyrë jetese e shëndetshme bëhet zakon.

“Shumë shpesh njerëzit në mënyrë të dëshpëruar bëjnë gjithçka me shpresën për të gjetur ‘gralin e shenjtë’. Është krejtësisht e gabuar, e pasaktë dhe e padrejtë nga ana e kompanive të marketingut, sepse lufta me kilogramët është një luftë e vazhdueshme gjatë gjithë jetës sonë”, shpjegon mjekja.

Ajo thotë se në “Acibadem Sistina Slim body center” nuk vendosen afate kohore prej tre, gjashtë apo 12 muajsh, por bëhet fjalë për vendosjen e shprehive të shëndetshme me motivim të vazhdueshëm për të luftuar me kilogramët.

Çfarë e bënë këtë qendër unike?

Kjo qendre është unike për shkak se bëhet vlerësim për të cilin janë formuar dy ekipe të sinkronizuara me mjekë pediatër dhe mjekë për pacientët adultë. Në këtë program mjekësor janë përfshirë të gjitha specialitetet mjekësore që trajtojnë mbipeshën si një problem mjekësor, ndërsa pacienti i kryen të gjitha ekzaminimet për dy- tri ditë, në varësi të shkallës së mbipeshës dhe ekzaminimeve të nevojshme.

Gjatë krijimit të kësaj qendre janë përdorur protokollet mjekësore, si dhe janë përjashtuar truket e marketingut, gjë që sipas mjekes siguron një qasje multidisiplinare mjekësore në trajtimin e mbipeshës. 

Qëllimi është që pacienti ta arrijë peshën e shëndetshme, por edhe të parandalohen komplikimet e mundshme për shkak të mbipeshës, pra të njihen në kohë rreziqet dhe të veprohet në përputhje me to. Për ata pacientë që tashmë kanë komplikime si pasojë e mbipeshës do të trajtohen në kohë me një trajtim të duhur.