fbpx

Morëm pjesë në një betejë të ashpër, por i’a dolëm me sukses

04.11.2016

Venë tromboze e thellë në këmbë, emboli pulmonare, veshkë pa funksion për shkak të pranisë së gurit në veshka, tashmë 20 vjet. Këto tre probleme shëndetësore, dhe një seri komplikimesh ishin më tepër se mjaftueshëm që 67 vjeçarja Bllaga Vellova të futet në një gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila nuk lejonte që të kryhej operacioni i nevojshëm për mënjanimin e veshkës. Pas një muaji nën kujdesin e vazhdueshëm nga një ekip specialistësh multidisiplinar i përbërë nga kardiologë, anesteziologë, pneumologë, urologë dhe nefrologë, tek pacientja ishin vënë nën kontroll të gjitha komplikimet e mundshme, dhe si rezultat operacioni përfundoi me sukses.