fbpx

Mjeku shqiptar në RMV tregon çmimet e testeve në spitalin privat: Janë të shumtë qytetarët që vijnë vullnetarisht

09.07.2020

Elvis Mustafa, mjek në spitalin ‘Sistina’, në Maqedoninë e Veriut tha për Euronews Albania se spitali ku ai punon ka bërë shumë testime në RMV që nga fillimi i epidemisë, duke nisur nga testet serologjike e deri tek tamponi.

Mustafa Eljvis

Ai tha se kanë qenë të shumtë qytetarët që i janë drejtuar me vullnet spitalit privat për të kryer testimin për COVID, qoftë ata që kanë pasur simptoma, por edhe ata që kanë qenë kontakte të personave të prekur apo që u është dashur testi për të dalë jashtë vendit.

Dr. Mustafa zbuloi edhe çmimin me të cilin ofrohen këto teste në spitalin privat, ndërsa siguroi se shërbimi i ofruar është shumë më cilësor se në shtet.

“Kemi tre lloje testimesh: testi serologjik, kushton 20 euro, rezultati merret me 40 minuta; testi me tampon, rezultati merret gjatë ditës, zakonisht në mbrëmje dhe kushton 65 euro, i treti PCR i shpejtë, merret për 40 minuta dhe kushton 130 euro”, tha mjeku, teksa shtoi se në spitalin ku ai punon janë kryer deri në 1500-1600 teste në ditë.

Burimi: Euronews.al