fbpx

MJEKËT NGA SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” LIGJËRUAN NË KONGRESIN KOMBËTAR TË RADIOLOGËVE

21.11.2023

Ekipi mjekësor i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” ishte pjesë e Kongresit të 7-të kombëtar të radiologëve me pjesëmarrje ndërkombëtare.  Takimi profesional ka përfshirë 17 sesione shkencore me ligjërues të vendit dhe jashtë vendit të cilët i prezantuan njohuritë më të reja në zhvillimin e diagnostikimit dhe radiologjisë intervente dhe i kanë ndarë përvojat e punës së përditshme me pacientët nga qendrat referente mjekësore nga vendi dhe në korniza botërore.

IMG

Radiologu nga Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski dhe kryetar i Asociacionit të radiologëve me fjalimin e tij përshëndetës hapi kongresin zyrtarisht. Nga spitali klinik “Acibadem Sistina” me ligjërata profesionale u rezantuan edhe mjekët: Dr. Maja Stojçevska- Çapova, radiologe, Doc. Dr. Menka Llazareska, radiologe, Dr. Jasna Bushinoska, anesteziologë, Prof. Dr. Zoran Trajkovski, radiolog, Dr. Jasminka Josheva, radiologe, Dr. Mitko Illievski, radiolog, Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev, traumatolog dhe drejtor mjekësor i “Acibadem Sistina”, Dr. Deva Petrova, onkologë dhe Dr. Shk. Milenko Kostov, neurokirurg, Dr. Izabella Bozhinovska, radiologe dhe Dr. Dejan Taneski, specializant në radiologji. Si moderatorë të sesioneve të ekipit tonë mjekësor ishin: Prof. Dr. Andreja Arsovski, kirurg torakal dhe Dr. Vlladimir Avramovski, kirurg abdominal dhe Prof. Dr. Kiril Llozançe, neurokirurg.

Pjesëmarrja e një numri të madh të përfaqësuesve mjekësorë nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në prezantimin e njohurive të reja shkencore është një tjetër dëshmi për përkushtimin e spitalit në zbatimin e metodave të reja moderne në trajtimin e pacientëve, si dhe në edukimin dhe shkëmbimin e përvojave të reja.