fbpx

Mjekët nga “Acibadem Sistina” me ligjërata në simpoziumin “Ditët e Neonatologjisë”

24.10.2023
x Kolaz

Më 19 dhe 20 tetor në Shkup u mbajt simpoziumi “Ditët e Neonatologjisë- Takimi jubilar i Neonatologëve të RMV” në të cilin morën pjesë mbi 100 mjekë pediatër dhe neonatologë nga vendi ynë. Takimi i sivjetshëm iu kushtua 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës së neonatologëve të Maqedonisë.

Simpoziumi u nda në 6 njësi tematike (probleme respiratorë në neonatologjinë, kujdesi për të porsalindurin, ushqimi, vaksinat, infeksionet neonatale dhe skriningjet), 18 ligjëruarës i prezantuan njohuritë e reja dhe përvojat në fushën e neonatologjisë. Përveç segmentit shkencor dhe ndarjes së përvojave në këtë takim u bë fjalë edhe për zgjedhjen e mënyrave për përmirësimin e bashkëpunimit në mes të qendrave mjekësore në vendin tonë.

Në “Ditët e Neonatologjisë” këta mjekë nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë me temat e tyre: Dr. Antoni Hristovski, Dr. Radica Muratovska- Delimitova, Doc. Dr. Natasha Najdanovska- Aluloska dhe Prim. Dr. Dushko Fidanovski. Prezantimet me përvojat e tyre dhe njohuritë kanë shkaktuar interes dhe kanë nxitur diskutime të frytshme mes pjesëmarrësve.