fbpx

MJEKËT E SPITALIT “ACIBADEM SISTINA” MORËN PJESË NË KONGRESIN E SHTATË TË SHOQATËS MAQEDONASE TË KARDIOLOGJISË

12.10.2023

Nga data 5 e deri më 8 tetor në Ohër u mbajt Kongresi i shtatë i Shoqatës Maqedonase të Kardiologjisë në të cilin ishin përfshirë të gjitha fushat dhe temat nga sfera e kardiologjisë dhe mjekësisë kardiovaskulare, sëmundjet koronare dhe periferike, insuficienca kardiake, sëmundjet e valuvlave të zemrës, hipertensioni arterial, sëmundjet cirkulatore venoze, aritmitë e zemrës dhe trajtimi i tyre.

Përfaqësues nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në këtë kongres të rëndësishëm nga Departamenti i Kardiologjisë ishin: Prim. Dr. Sllobodan Antov, Dr. Shk. Zharko Hirstovski, Dr. Ivan Trajkov, Dr. Dejan Kovaçeviq, Dr. Zllatana Petkovska dhe Dr. Gorjan Krstevski.

Në këtë kongres me prezantimet e tyre morën pjesë mjekët: Dr. Antov me temë: “Vendosja e filtrit vena cava tek një paciente e re me trombozë të thelë venoze si komplikim pas një intervenimi gjinekologjik kirurgjikal” dhe Dr. Hristovski me temë: “Pozicionim ektopik i protezës – komplikim pas implantimit transkateterik të valuvlës aortale tek një pacient në dekadën e nëntë të jetës”.

Theks i veçantë në këtë kongres u vendos në udhëheqësit e rinj të Shoqatës evropiane të Kardiologjisë.