fbpx

Mjekët e lartë nga vendi dhe jashtë vendit debatojnë për përvojat e parandalimit dhe trajtimit të kancerit të zorrës së trashë

13.04.2019

Vetëm gjatë vitit 2018, ishin të regjistruar rreth 1.8 rasteve të reja të sëmurë nga karcinomi i zorrës së trashë dhe rektumit në botë. Popullata me rrezik më të lartë të kësaj sëmundjeje janë njerëzit në moshën 40 vjeçare, me anamnezë familjare për polipe ose karcinom të zorrës së trashë që është i shfaqur para vitit të 40-ës së jetës. Ngritja e ndërgjegjes shoqërore te qytetarët është shumë e rëndësishme dhe për këtë qëllim në Shkup mbahet konferenca ndërkombëtare e titulluar “Early Occurrence of Colorectal Carcinoma. Where we are. Where are we going?”,, që e organizon Spitali Klnik “Acibadem Sistina” dhe MTCC “Mediterranean Task Force for Cancer Control). Konferencën e hapi Dr. Jana Marin, drejtoresha e Acibadem Sistina që në fjalimin e saj theksoi se në këtë takim bashkohen profesionistët udhëheqës ndërkombëtar dhe vendas në këtë sferë.

 

“Spitali Klinik “Acibadem Sistina” gjithmonë ka qenë i përkushtuar në krijimin e sistemit, për të vendosur një arsenal nga teknologjitë më të mira për zbulim dhe trajtim, të sjellim metoda dhe njohuri për tu ndihmuar personave që janë në luftë me karcinomin, dhe ta marrin fitoren ndaj tij. Ky mision ynë rezultoi me hapjen e Qendrës së parë komplete private për onkologji dhe radioterapi”, tha Dr. Marin. Përmirësimi i cilësisë së jetës në shoqëri dhe kontributi ndaj zhvillimit të mbrojtjes shëndetësorë në mjekësinë është një nga qëllimet e spitalit “Acibadem Sisitna”. Megjithatë, kjo është e mundshme  vetëm me aksion të përbashkët të të gjitha palëve të përfshira në shoqërinë. Prandaj, nga fillimi, në mënyrë të fortë kemi mbështetur dhe nxitur zhvillimin e mendimit dhe praktikës shkencore, gjithmonë së bashku në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha shoqata profesionale, dhe me institucionet  qeveritare dhe shëndetësinë publike. Në këtë kuptim, e përshëndes qasjen e hapur të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që i identifikojnë dhe vlerësojnë përkushtimin tonë dhe pjesëmarrjen tonë aktive në ngritjen e nivelit të sistemit shëndetësor kombëtar, shtoi Dr. Marin.

Në konferencën marrin pjesë 40 mjekë eminentë ligjërues  nga më shumë vende të Evropës dhe Azisë. Përvojat e tyre dhe arritjet në fushën e kësaj sëmundjeje do të prezantohen para mysafirëve në sesionet punuese të parashikuara gjatë këtyre dy ditëve.

Prof. Dr. Vlladimir Dimov në hapjen tha se ky takim në organizim të “MTSS” dhe spitalit “Acibadem Sistina” ka të bëjë me incidencën e frikshme në rritje të karcinomit kolorektal dhe me uljen e moshës së pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.

“Sot karcinomi kolorektal tanimë nuk është sëmundje e popullatës më të moshuar, por në të kundërtën, gjithnjë e më shpeshtë shohim këtë sëmundje te pacientët e rinj. Qëllimi i kësaj Konference është për të ndriçuar të gjitha aspektet për faktorët e mundshme për keqësimin e kësaj situate siç janë: shkaqet dietetike, specifikat e regjioneve të ndryshme në botë, faktorët patologjik dhe gjenetik, paraqitja e hershme e simptomave, diagnoza, trajtimi dhe skriningu”, tha Dr. Dimov.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili mori pjesë në hapjen e Konferencës theksoi se është shumë e rëndësishme t’u mundësohet qytetarëve të kenë mundësi të trajtohen në spitalet më të mira, shteti mendon të vazhdojë me konceptin e partneritetit publik- privat.

“Dua t’u uroj organizatorëve, spitalit “Acibadem Sistina” për këtë konferencë, besoj se këto përvoja që këtu do të fitohen do të implementohen  në të gjitha institucionet në vendin tonë. Ne, si Ministria e shëndetësisë do të vazhdojmë edhe më tej t’i mbështesim ekzaminimet preventive, veçanërisht për këtë sëmundje”, tha ministri Filipçe.

Karcinomi kolorektal është forma e tretë më të shpeshtë të kancerit te burrat dhe kanceri i dytë më të shpeshtë te gratë në botë. Konsiderohet se karcinomi kolorektal është shkaku i katërt udhëheqës për vdekshmëri në botë. Në Maqedoni ky është shkaku i gjashtë për vdekje të parakohshme, ndërsa në dekadën e fundit numri i rasteve të vdekjes nga karcinomit kolorektal është i zmadhuar për më shumë se 16 për qind.

Prandaj, thonë në Spitalin Klinik, në këtë Konferencë “Acibadem Sistina” sheh si në pikë fillestare, platformë për ndarjen e praktikeve më të mira për të si të mundësohen shërbimet preventive dhe kurative më nivel të përparuar, në rrethinë e integruar.

Në këtë  konferencë u promovua materiali i shtypur edukativ që deri tani është i përkthyer në më shumë se 20 vende në botë. Broshurat me informacionet e dobishme për parandalim, diagnostikim të herët dhe trajtim bashkëkohor të karcinomit të zorrës së trashë do të distribuohen në të gjitha ambulancat në vendin me qëllim për ta informuar popullatën  dhe për ngritjen e ndërgjegjes së popullatës.