fbpx

MIRËNJOHJE PËR PUNONJËSIT NË QENDRËN PËR COVID NË “ACIBADEM SISTINA” PËR PËRKUSHTIMIN DHE KUJDESIN E TYRE GJATË PANDEMISË NGA COVID- 19

24.06.2021

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mamive dhe Infermierëve,  Shoqata e Infermierëve, teknikëve dhe mamive të Republikës së Maqedonisë i dha një mirënjohje ekipit të Qendrës së Covid në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Me këtë mirënjohje u shpreh respekt për përkushtimin, kujdesin dhe angazhimit të tyre ndaj pacientëve gjatë pandemisë nga Covid-19.

Spitali klinik “Acibadem Sistina”, që nga fillimi i epidemisë Covid-19 është vënë në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe që nga fillimi ka qenë një mbështetës kryesor në mbrojtjen dhe trajtimin e pacientëve që janë pozitivë për Covid-19. Në periudhën jashtëzakonisht kritike gjatë pandemisë nga koronavirusi, kur i gjithë sistemi shëndetësor u përball me një fluks të madh pacientësh ndërsa me kapacitete të zvogëluara për akomodim, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dha një kontribut të rëndësishëm në përballimin me koronavirusin dhe shpëtoi qindra jetë njerëzish

Departamenti i Kujdesit Intensiv të Sëmundjeve Infektive është i vetmi departament infekitv privat në vendin tonë me kapacitet më të madh në të cilin zbatohen protokollet më bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me covid sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, grupacionit shëndetësor Acibadem dhe grupacionit të dytë më të madh të spitaleve në botë  IHH). Spitali është gjithashtu një pionier në ofrimin e terapisë më të fundit më bashkëkohore për pacientët