fbpx

Me ndihmën e profesionistëve e mposhta frikën ndaj intervenimit kirurgjik

10.07.2017

Dhimbjet e forta në shpinë dhe në këmbë ishin simptomat e para të cilat e detyruan Snezhana Stojçevën të paraqitet tek mjeku. Pas kryerjes së kontrollit, rekomandimi i mjekëve ishte kryerja e intervenimit kirurgjik  në shtyllën kurrizore. Por, frika ka luajtur një rol të rëndësishëm që Snezhana ta shtyjë intervenimin. Trajtimet fizikale e kanë ndihmuar në çlirimin e dhimbjeve të forta, por kjo nuk ishte një zgjidhje.

Para një viti përsëri u rikthyen dhimbjet e forta në të dyja këmbët, Snezhana filloi ta humbasë fuqinë dhe mezi të qëndronte në këmbë. Rekomandimet dhe komentet pozitive të miqve të saj, e drejtuan atë në ordinancën e Prof. Dr. Jovica Ugrinovskit, për të cilin shprehet se është një specialist i vërtetë dhe se i beson atij plotësisht. 

“Në Acibadem Sistina më sollën me karrocë, sepse nuk mund të lëvizja. E dija që nuk mund ta shtyja më tej operacionin. Profesor Ugrinovski për një kohë të shkurtër planifikoi kryerjen e operacionit. Fillimisht, në konsultim me dietologun bënë përcaktimin një dietë të veçantë të ushqimit tim, me qëllim për të reduktuar peshën time trupore, në mënyrë që intervenimi të kryhej sa më lehtë. Deri në momentin e intervenimit kisha humbur 6 kg. Tani që operacioni ka përfunduar, ndihem shumë mirë. Më është rikthyer forca tek këmbët, ndjej përmirësim, mund të ngrihem dhe të ecë ngadalë.  Falenderoj përzemërsisht Prof. Dr. Jovica Ugrinovskin, Prof. Dr. Jordan Saveskin, Dr. Anica Haxhi-Petrusheva Jankijeviq, dhe ekipin e fizioterapeutëve. Këtu punon një ekip i përkryer mjekësh, tek të cilët mund të kesh besim të plotë. Të gjithë e dinë punën e tyre, dhe të gjithë kanë një qëllim të vetëm, pacientë të kënaqur dhe të shëndetshëm. I falenderoj që ishin në çdo moment pranë meje. Edhe pas largimit tim nga spitali, do të vazhdoj të vij për kryerjen e terapive fizikale, dhe do ti ndjek një nga një të gjitha këshillat që kam marrë çdo ditë. Po ta dija që do të kisha një përmirësim të tillë, nuk do ta kisha shtyrë në asnjë mënyrë intervenimin. Gabova që prita kaq gjatë.” – thotë Snezhana.

Stenoza spinale është një ngushtim i kanalit të shtyllës kurrizore, e cila shkakton dhimbje në shpinë, dobësi, mpirje të këmbëve, si dhe çrregullim në kontrollin e urinimit dhe jashtëqitjes. Stenozat mund të shfaqen kudo në shpinë, por zakonisht shfaqen në pjesën cervikale dhe lumbale duke shkaktuar presion në shtyllën kurrizore. Ato gjithashtu mund të ndikojnë edhe mbi funksionin e këmbëve, të zorrës së trashë dhe fshikëzës së urinës. Stenozat spinale zakonisht shfaqen si rezultat i procesit të plakjes në kombinim me disa sëmundje degjenerative të shtyllës kurrizore dhe zakoshisht prek personat mbi moshën 60 vjeçare. Por, kjo gjendje mund të shfaqet edhe tek personat më të rinjë, të cilët kanë kanal të ngushtë të shtyllës kurrizore që në lindje. Intervenimi tek Snezhana ishte i komplikuar, por, fatmirësisht gjithçka përfundoi siç duhet. Pacientja tani ndihet shumë mirë – shprehet Prof. Dr. Jovica Ugrinovski.