fbpx

Matej Pehcevski

21.08.2014

Për shkak të një frakturë të ndërlikuar në bërryl në dorën e majtë, në periudhën e rritjes, biri im Matej, vetëm 4 vjeç e gjysëm i’u desh t’i nënshtrohej një operacioni. Me rekomandimin e kirurgut të fëmijëve i cili realizoi procedurën, filluam rehabilitimin postoperativ me terapi fizikale në departamentin për terapi fizikale në klinikën tuaj të çmuar ‘Acibadem Sistina’.

Drejtimin e këtij rasti që në fillim e mori përsipër dr. Anica Haxhi Petruseva Jankijevikj, e cila vetë u angazhua që t’i kryej të gjitha trajtimet e djalit tim, edhe pse këtë mund ta bënte kushdo nga stafi i vizioterapeutëve.

Këtë letër e shkruaj në emër të gjithë familjes time të cilës i’u dha mundësia ta shikonin dhe ta njihnin dr. Anica në ditën e punës. Duam të shprehim mirënjohjen dhe falenderimin tonë për klinikën tuaj të njohur, që na dha mundësinë që këtë trajtim t’ia dorëzonim profesionalëve dhe specialistëve të jashtëzakonshëm, me gjithë respektin dhe kënaqësinë më të madhe deklaroj këto lavdërime të ngrohta dhe rekomandime për dr. Anica Haxhi Petruseva.

Përvojaime e kaluar në punë (edhe pse në një sferë tjetër) më udhëhiqte në një kontakt të ngushtë, të drejtpërdrejtë dhe të përditshëm në punë me stafin mjekësor me emra të lartë në klinikat elitë në Melburn, Austri, për shkak të nevojave personale familjare, kemi patur eksperiencë edhe me shumë specialistë në Paris, Francë, dhe me specialistë në vendin tonë nëspitalet e Shkupit.

Megjithatë, profesionalizmi, përkushtimi në punë, kujdesi dhe raporti i mirë që ka treguar dr. Anica Haxhi Petruseva ndaj fëmijës tim, linin kaq shumë përshtypje pozitive saqë vendosa që si klient, të gjithë këtë kënaqësi ta ndaj me ju.

Gjatë kohës së disa prej trajtimeve fizioterapeutike që kishte kryer fëmija im, unë isha vazhdimisht dëshmitare e sjelljes së ngrohtë dhe përpjekjeve maksimale të dr. Anica, dhe me përgjegjësi pohoj se përmirësimi i tij, kthimi i funksionimit të dorës dhe rritja normale e ekstremitetit janë merita të përpjekjeve dhe profesionalizmit të dr. Anica, e cila pavarësisht frikës së madhe dhe traumës që kishte pësuar im birë pas operacionit, arriti ta fitojë besimin e tij të plotë për një kohë mjaft të shkurtër,duke e bërë që të bashkëpunojë sa më mirë, madje deri në atë pikë sa ai vetë të kërkojë dha ta ‘ushtrojë dorën’ me ‘tetën’ Anica.

Do të doja ta përshëndesja përzemërsisht, ta rekomandoj si punonjësja më e mirë, dhe të shpreh kënaqësinë e familjes time për shërbimin e  mrekullueshëm që morëm nga spitali juaj klinik dhe nga specialisti i lartpërmendur!

Ju falenderojmë sinqerisht që na dhatë mundësinë t’i shijojmë shërbimet e shkëlqyera të një stafi tepër profesional.

Me gjithë zemër do t’i rekomandojmë shërbimet e qendrës tuaj për mjekësi fizikale dhe rehabilitim!

 

Me respekt,

Irena Pehcevska