fbpx

“MALLA BOGORODICA” SHËNON JUBILE PËR 20 VJETORIN E EKZISTIMIT – GJATË KËTYRE DY DEKADAVE U OFRON GRAVE KUJDES TË PATËMETË SHËNDETËSOR

14.02.2021

Mijëra buzëqeshje, mbi 18.000 jetë të reja dhe mbi 40.000 ndërhyrje të suksesshme gjinekologjike- pothuajse dy dekada marka “Sistina” paraqet sinonim për kujdes të përkryer ndaj shëndetit reproduktiv të grave dhe fëmijëve të tyre. Para 20 viteve më 14 shkurt 2001, spitali i parë i specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë “Malla Bogorodica- Sistina”  hapi dyert për pacientët duke funsionuar në një sipërfaqe prej 2000 metra katrore dhe me dy sallë të operacionit, por edhe gjatë asaj kohe u zbatuan metodat dhe teknologjitë më të reja në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës. Me hapjen e tij “Malla Bogorodica” solli dimension të ri në shëndetësinë duke u ofruar kujdes më të mirë pacientëve dhe duke zbatuar trendet botërore në kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve të tyre. Që ga fillimet e spitalit ekipi mjekësor është përbërë nga profesionistë të dëshmuar dhe cilësorë me shumë histori të suksesshme mbas tyre.

Në “Malla Bogorodica” u lind foshnja parë me in vitro

Më 27 mars 2001 në “Malla Bogorodica- Sistina” u lind foshnja e parë. Që nga ajo periudhë deri më tani, ekipi gjinekologjik- obstetrik i cili vazhdimisht po rritej dhe zgjerohej se bashku me prindërit u gëzuan  në buzëqeshjet e para të mbi 18.000 foshnjave. Përveç lindjeve në spital ishin bërë të gjitha ndërhyrjet gjinekologjike, diagnostikime dhe trajtimet e infertilitetit tek meshkujt dhe femrat si procedura revolucionare të invitros. Vetëm një vit pas hapjes në “Malla Bogorodica” më 19 qershor 2002, u lind Angelli, “foshnja e parë e epruvetës”. Me këtë, “Mala Bogorodica – Sistina” u bë pionier në zbatimin e teknikave më moderne në gjinekologji dhe riprodhimin e asistuar. Që nga ajo kohë deri më sot në Qendrën e cila ende mban emrin “Malla Bogorodica” janë realizuar ëndrrat e mijëra familjeve. Sot, Qendra e Riprodhimit të Asistuar krenohet me një përqindje të lartë të cikleve të përfunduara me sukses – afër 15.000 fekondime artificiale.

Qendra e specializuar për riprodhim të asistuar është një pioniere në zbatimin e teknikave të riprodhimit të asistuar në vend dhe përbëhet nga profesionistë të lartë me përvojë shumëvjeçare në fushën e riprodhimit të asistuar. Përkushtimi maksimal, qasja individuale ndaj pacientëve dhe zgjedhja e metodës më të përshtatshme të trajtimit është formula që na solli rezultatet e suksesshme.

mala bogrodica stara

Qendra më bashkëkohore për gjinekologji dhe obstetrikë në rajon

Kujdesi për shëndetin reproduktiv të grave, për nënat e  ardhshme dhe të porsalindurit nëpër vitet mbeti si prioritet kryesor. Në vitin 2011, me transformimin nga një Spital special për gjinekologji dhe obstetrikë në një Spital Klinik, “Acibadem Sistina” bëri një investim serioz në zhvillimin e kapaciteteve që mundësuan kujdes profesional për nënat e ardhshme dhe fëmijët e tyre në çdo aspekt. Sot, Spitali disponon me qendrën më moderne për gjinekologji dhe obstetrikë në rajon e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 1847 metra katrorë (oridnanca, reparti spitalor, spitali ditor dhe sallat e lindjes). “Acibadem Sistina” është materniteti më i madh privat në vend dhe rajon, ku në vit lindin rreth 1.500 të sapolindur. Në kujdesin për pacientët janë përfshirë 14 mjekë me përvojë dhe kualifikim të lartë, 8 mami, 31 infermierë dhe 12 ndihmës- infermierë, të cilët janë plotësisht të përkushtuar për të ofruar kujdes të lartë shëndetësor për gratë e të gjitha moshave. Departamenti është pionier në kryerjen e ndërhyrjeve të shumta gjinekologjike, si dhe në investimin e teknologjisë më moderne për diagnostikim dhe trajtim. Spitali ofron paketa speciale për lindje që përfshijnë qëndrim në spital, analiza laboratorike, analgjezi për lindje pa dhimbje, ekzaminim ortopedik për të porsalindurit, vizitë te një infermiere patronazhe, ekzaminim këshillues dietetikë për ushqim pas lindjes, ekzaminime falas pediatrike brenda muajit të parë si dhe 10 përqind zbritje për fëmijët e lindur në “Acibadem Sistina” për të gjitha shërbimet shëndetësore gjatë tërë jetës.  Përveç paketave të lindjes, spitali ofron paketa speciale me çmime të volitshme për operacionet gjinekologjike: histerektomia totale abdominale, enukleacioi i cistit, laparoskopia diagnostike, polipektomia histeroskopike, miomektomia, histerektomia laparoskopike dhe konizim dhe serclage. Investimi në stafin profesional mundësoi që “Sistina” të bëhet një qendër profesionale për trajtimin e shtatzënive të rrezikshme, gjë që uli ndjeshëm shkallën e të porsalindurve të parakohshëm. Hapja e njësisë më moderne të Kujdesit intensiv neonatal ka mundësuar trajtimin e të porsalindurve të sëmurë kritikë, si të porsalindurve të parakohshëm. Me hapjen e Spitalit të ri Pediatrik, i cili përmban të gjithë elementët (repart spitalor, qendër emergjente, spital ditor, poliklinikë, kardiokirurgji pediatrike me kujdes intensiv) u përfundua trajtimi i plotë i sëmundjeve në moshën e fëmijërisë.

sistina ginekologija nova

Acibadem Sistina Baby- Një koncept unik për kujdes të plotë ndaj nënave të ardhshme dhe të porsalindurve

Në mënyrë speciale për nënat e ardhshme, spitali ka krijuar një koncept unik “Acibadem Sistina Baby“, i cili përfshin një numër  të madh përfitimesh dhe avantazhesh me të cilin grave shtatzëna u lejon që të ndjehen në mënyrë të veçantë dhe të sigurtë në “Acibadem Sistina”. Koncepti përfshin edukim për një shtatzëni të shëndetshme, ushtrime falas të jogës, masazh mjekësor, skriningje falas, produkte dhe udhëzues për kujdesin e të porsalindurve, edukimin për dhënien e gjirit, si dhe shumë dhurata dhe surpriza.

Nëpër vitet, spitali u zhvillua me sukses dhe nga një spital i specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë u shndërrua në një klinikë me 40 departamente. Sot, “Acibadem Sistina” është spitali më i madh dhe më modern privat në rajon, i cili shtrihet në 24.000 metra katrorë hapësirë të mbyllur spitalore në 7 kate duke ofruar kujdes mjekësor të patëmetë dhe të lartë dhe duke zbatuar protokollet më bashkëkohore në trajtimin e pacientëve.