fbpx

KUJDES I PLOTË QË NGA DITA E PARË- PAKO SPECIALE PËR LINDJE NË “ACIBADEM SISTINA”

01.04.2024
Paketi za poroduvanje FB x

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ofron pako speciale për lindje duke ofruar kujdes të plotë shëndetësor në periudhën para dhe pas lindjes. Si materniteti më i madh privat në vendin tonë, ku çdo vit lindin rreth 1,700 foshnja, kujdesi për nënat e ardhshme dhe të vegjlit e tyre është prioritet duke ndjekur trendet dhe teknologjitë botërore në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Ekipi i gjinekologëve, obstetërve dhe neonatologëve, me një përvojë të pasur dhe një histori të suksesshme, bashkë me mamitë, infermierët dhe ndihmësit e infermierëve, janë maksimalisht të përkushtuar për ta lehtësuar procesin e lindjes dhe periudhën e rikuperimit të grave pas lindjes. Qëllimi është që akti i lindjes të mbetet një kujtim i bukur për të gjitha nënat e ardhshme. Çdo pako për lindje përfshin: akomodim në dhomë, analiza laboratorike për nënën gjatë pranimit në spital, si dhe mundësi për analgjezi spinale ose epidurale për lindje pa dhimbje.

“Këto pako shërbejnë si një nxitje për nënat e ardhshme t’i marrin informacionet e duhura për një shtatzëni të shëndetshme dhe se si të kujdesen për foshnjën e tyre. Kemi përfshirë një numër të madh përfitimesh shtesë me qëllim që nënat të ndjehen të pranuara dhe të veçanta gjatë shtatzënisë dhe në periudhën pas lindjes”, tha Dr. Gordana Petrovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë.

Foshnjat e lindura në “Acibadem Sistina” kanë neonatologun e tyre, i cili monitoron rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe për këtë qëllim në pakot e lindjes për foshnjat janë përfshirë edhe skriningjet audiologjike, kardiologjike dhe ortopedike të foshnjës, këshilla për ushqyerjen e tyre, tri ekzaminime neonatologjike falas në muajin e parë dhe vizita e një infermiereje në shtëpi. Në mënyrë shtesë të gjitha foshnjat e lindura në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” fitojnë 10% zbritje ekskluzive në të gjitha shërbimeve shëndetësore të spitalit gjatë tërë jetës.

Në kuadër të këtyre pakove gjatë shtatzënisë çdo grua ka mundësi të vizitojë mësime falas për ushtrimin e jogës, 3 masazhe për gratë shtatzëna në “Premium Sport Center”, një libër me këshilla për udhëheqjen e shtatzënisë së shëndetshme. Pas lindjes, gratë fitojnë 30% zbritje speciale në pakot speciale për formësimin e trupit dhe 20% zbritje në shërbimet mjekësore kozmetike në “Center of Perfection”, në mënyrë shtesë fitojnë edhe 20% zbritje për përdorimin e shërbimeve në “Premium Sport Center” dhe shërbim parukerie.

Para lëshimit nga spitali, çdo paciente që ka lindur merr një dhuratë speciale, një çantë materniteti të markës sonë “Acibadem Sistina Baby”, e cila përmban materiale informuese dhe dhurata.

PËRFITIMET E REJA NË PAKOT E LINDJES

Në përmbajtjen e pakove të lindjes në kujdesin për nënën para dhe pas lindjes ka disa risi: konsultë falas me një psikiatër, konsultë me një nutricionist dhe këshilla për ushqyerjen e nënave pas lindjes, si dhe një konsultë falas endokrinologjike dhe 20% zbritje në shërbimet në AS “Slim Body Center” pas lindjes. Shtesë, të gjitha pacientet që kanë lindur fitojnë një zbritje prej 20% në restorantet “SushiCo” dhe “SushiCo Zen”, restorantin “Salvatore” (Panorama Residence) dhe restorantin “Always Fresh”.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” e çmon besnikërinë e pacientëve të tij dhe për këtë qëllim, për pacientet që lindin për herë të dytë ose të tretë, ose kanë kryer procedurën IVF, ofron akomodim në një dhomë njëkrevatëshe ose apartament pa pagesë shtesë, me një organizim të darkës speciale me partnerin dhe sherbim parukerie. Akomodimi në një dhomë njëkrevatëshe ose apartament varet nga kapaciteti i disponueshëm i Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Të gjitha përfitimet në pakot e lindjes mund të realizohen me një pagesë paraprake prej 12,000 denarë.

Në këtë link mund të shihni përmbajtjen e pakove të lindjes.