fbpx

Kontrolle të nishanëve pa pagesë gjatë muajit të melanomës

31.05.2018

Spitali klinik “Acibadem Sistina” me rastin e muajit të kancerit të lëkurës, melanomës,  mundësoi 100 ekzaminime falas të nishanëve. Ekzaminimet u kryen nga ekipi i dermatovenerologëve me anë të dermatoskopit më bashkëkohorë Mole Max HD,  i cili siguron shqyrtimin e saktë dhe diagnozën e hershme të kancerit të lëkurës.  Me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për kryerjen e rregullt dhe në kohë të kontrolleve për nishanët e dyshimtë, ky veprim tashmë tradicionalisht kryhet çdo vit në “Acibadem Sistina”.