fbpx

Kirurgjia e parë kardiake e kryer tek foshnja e lindur para kohe

26.09.2014

Kirurgjia e parë kardiake e kryer tek foshnja e lindur para kohe

Në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ është kryer intervenimi i parë kardiokirurgjik tek foshnja e lindur para kohe nën peshën 1 kg. Edhe përkrah komplikimeve dhe rrezikut, Dr. Salis Tadzer kreu operacionin e Katjas. Kjo ndërhyrje ishte vendimtare për trajtimin dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm. Gjatë kohës së kryerjes së operacionit Katja ishte vetëm 34 ditëshe dhe peshonte 830 gram.

‘Për shkak se pasha e saj ishte nën një kilogram, operacioni ishte tepër i rrezikshëm dhe mundësitë për të mbijetuar ishin vetëm 20%. Nuk ishte i mundur transferimi i Katjas në sallën e operacionit pasi ajo qëndronte nën respirator me tuba. Mbyllja kirurgjikale e duktusit u krye në inkubator në departamentin e kujdesit intenziv neonatal. Prej nesh, kërkohej një saktësi tepër e madhe, pasi nëse lëviznin vetëm pak mënjanë mushkëritë dhe zemra, ky veprim mund të shkaktonte ndalimin e zemrës. Ne bëmë një kirurgji koronare në enët e gjakut prej 2-3 mm. Pas kryerjes së intervenimit, Katja e vogël po përparonte mjaft mirë, ndërkohë që diafragmat u aktivizuan. Intervenimi tashmë ka përfunduar dhe Katja nuk do të ketë më probleme me duktusin – shpjegoi Prof. Dr. Salis Tadzer, kardiohirurg në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Katja kaloi 100 ditë në departamentin e kujdesit intenziv neonatal.

Katja Todorovska ka lindur para kohe, në javën e 26 të shtatzënisë, me një peshë trupore të ulët prej 830 gr. Kujdesi dhe beteja për jetën e saj filloi në sallën e lindjes. Duke patur parasyshë papjekurinë dhe peshën e saj të lindjes të ulët, ishte vendimtare kryerja në kohë e reanimimit, pasi mund të ishte e nevojshme që Katjas t’i vendosej aparat për ventilim artificial. Kështu filloi trajtimi 100 ditor i Katjas. Trajtimi ishte në përputhje me të gjitha protokollet e lindjes së parakohshme, me monitorimin e vazhdueshëm e të gjitha funksioneve vitale.

Rreziqet e komplikimeve të hershme ndodhin vazhdimisht dhe kërkojnë një angazhim të madh për zgjidhjen e tyre. Pas dy-tre ditëve me frymëmarrje të asistuar, trajtimi filloi të japë rezultat. Pikërishtë atëherë kur mendonim se nuk do të ishte më i nevojshëm përdorimi i aspiratorit, u shfaq një problem i ri. Një enë gjaku e cila lidh arteret e mëdha (ductus arteriosus) mbeti e hapur. Kjo gjendje pengoi trajtimin dhe shkaktoi komplikime të reja. Pas intervenimit gjërat po shkonin më lehtë, foshnja rritej para syve tanë, çdo ditë ndryshonte dhe piqej (rritej, merrte pamjen e duhur) – u shpreh pediatria Dr. Simonidha Spasevska.

Gjatë gjithë qëndrimit, Katja mori dashurinë e madhe dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe infermiereve të departamentit neonatal. Pas 100 ditësh, Katja u largua nga spitali si një bebe tre muaj e gjysëm më e rritur dhe me një peshë prej 1. 680 gr.

Ne e përmbushëm betimin tonë, Katja u largua nga spitali në krahët e nënës dhe babait – u shpreh Dr. Simonidha Spasevska.

Katja u lind pas fertilizimit të katërt invitro në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Edhe përkrah mundësive të vogla për të patur pasardhës, më në fund erdhi në jetë Katja e vogël.

Ishim këmbëngulës, luftuam shumë së bashku me Marinën, dhe në fund i’a dolëm mbanë! Shtatzëninë e drejtuam në mënyrë ekipore së bashku me Dr. Gordana Petrovskën. Më duhet të përgëzojë ekipin e neonatalogjisë të cilët e përfunduan punën e tyre profesionalisht, duke e mbajtur në jetë këtë foshnjë të vogël. Para së gjithash, Katja është një luftëtare e vogël e cila na hyri në zemër të gjithëve dhe na bëri të ndihemi krenarë. Përkrah të gjitha momenteve të vështira në karrierë, një ngjarje e tillë të jep forcë. Ky është frymëzimi ynë më i madh dhe motivimi për të vazhduar më tej – u shpre Dr. Slobodan Lazarevski, shefi i qendrës së IVF. Përkrah të gjitha përpjekjeve të mjekëve, Katja përsëri lindi në javën e 26-të. Shtatzënia ishte e vogël, por shpresa dhe lufta për jetën ishte e madhe. Vendimi për mënyrën e lindjes ishte më i vështirë, për shkak të historisë obstetrike dhe kapacitetit të mitrës. Pas bisedës me familjen, vendosëm që mënyra më e mirë e lindjes ishte ajo vaginale. Së bashku me ekipin e gatshëm të kujdesit intenziv neonatal, bashkëpunimi i përkryer i Marinës dhe mbështetja morale e bashkëshortit të saj, i cili ishte i pranishëm në momentin e lindjes, erdhi në jetë e sigurt Katja e vogël. Në atë moment, salla e lindjes përveç të qarës së dobët prej bebeje, ishte e mbushur plot me lotë gëzimi, por në të njejtën kohë edhe me një pasiguri të madhe për fatin e Katjas – u shpreh Dr. Gordana Petrovska, gjinekolog obstetër (departamenti i akusherisë).

Doktor Aleksandar Sajkovski, shef i departamentit të kujdesit intenziv neonatal, në të cilin Katja kaloi 100 ditët e para të jetës së saj, vuri në dukje se Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ është i përgatitur dhe në gjendje për t’u marrë me sfida të sukseshme për lindjet e parakohëshme të foshnjave. Ai shtoi se bashkë me heroinën e vogël Katja, të cilën e adhuron i gjithë ekipi i spitalit, rritemi edhe ne. Jeta e saj është frymëzimi ynë, arsyeja përse ekzistojmë dhe përse luftojmë.

Videon Zemër e guximshme – Katja mund t’a shikoni në linkun e mëposhtëm..

 

[widgetkit id=12]