fbpx

‘Karavani rozë’ në Prilep

25.11.2014

‘Karavani rozë’ në Prilep

Qytetarët e Prilepit kishin mundësinë të bëheshin pjesë e leksioneve profesionale të cilat u realizuan në kuadër të ‘Karavanit rozë 2014’ organizuar nga Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ në bashkëpunim me Shoqatën për luftën kundër kancerit ‘Borka – për çdo ditë të re’. Arritjet më të fundit për diagnozën dhe trajtimin (kirurgjik dhe onkologjik) për kancerin e gjirit, u prezantuan para të pranishmëve nga Dr. Dragan Smilevski, kirurg torakal, dhe Dr. Slavica Kraleva, onkolog-radioterapeut nga Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’.

Pas mbajtjes së leksioneve profesionale, të gjithë të interesuarit kishin mundësinë të konsultoheshin me doktorët, të ndanin përvojat e tyre, si dhe të merrnin përgjigje për pyetjet e tyre të parashtruara. Ky ishte leksioni i katërt i mbajtur në kuadër të karavanit edukativ. Këto leksione kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke mundësuar në këtë mënyrë rezultate të suksesshme në kryerjen e trajtimit.  

[widgetkit id=21]