fbpx

Jetën time jua detyroj juve

27.04.2017

Dushko është një nga shembujt e shumtë që kanë konfirmuar se profesionalizmi, reagimi i shpejtë dhe metoda multidisiplinare, mund të shpëtojnë jetë. Me 5 prill erdhi në spitalin Acibadem Sistina, për shkak të dhimbjeve dhe mpirjes së dorës, dhimbjeve në pjesën e kraharorit dhe mungesës së ajrit. Analizat e para treguan një ngushtim kritik të të dyja artereve të cilat kërkonin intervenim të menjëhershëm.

Dushko Gjosheski thotë se deri më tani shëndeti i ka shërbyer , dhe nuk ka pasur nevojë që të shkojë shpesh nëpër doktorë. Por për çdo gjë ka një herë të parë. Gjatë një vizite tek djali i tij në Amerikë, ai filloi të ndjente dhimbje të forta në duar, por as që i kishte shkuar në mendje se mund të bëhej fjalë për ndonjë problem kardiovaskular. Shpejt u kthye ne Maqedoni, dhe me rekomandimin e personave të tij të afërt, erdhi për tu vizituar në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Arriti në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në gjendje kritike për jetën, me simptomat e infarktit kardiak

Këtu mbërrita pak minuta para fundit tim! Ekspertiza dhe profesionalizmi i ekipit të departamentit të kardiologjisë të udhëhequr nga Dr. Oliver Bushljetiq, më shpëtuan jetën. Jam tepër i kënaqur nga trajtimi këtu, dhe këtë spital do t’jua rekomandoja të gjithëve. Gjatë qëndrimit tim jam ndjerë si në hotel. Infermieret vinin çdo 5 minuta për të më pyetur nëse ndihesha mirë. Përveç faktit që këtu të gjithë janë profesionistë, gjithashtu janë persona të këndshëm dhe të mirë. Jeni unikë! – shprehet Dushko.

Dr. Oliver Bushljetiq i cili ishte përgjegjës për trajtimin e Dushko Gjoshevskit, shprehet se pas kryerjes së kontrollit pacienti ndihet mirë, dhe është në gjendje të qëndrueshme.

“Dushko mbërriti në spital me angina pectoris në gjendje të paqëndrueshme. Menjëherë i bëmë koronarografinë diagnostikuese, e cila tregoi ngushtim kritik të dy artereve. Pacientit i’u krye intervenim i suksesshm me dy stenta, rezultati ishte optimal dhe më pas ai u kthye në shtëpi në gjendje përgjithësisht të qëndrueshme. Gjatë telefonatave të rregullta që ne kryejmë me të gjithë pacientët tanë pas lëshimit nga spitali, pacienti është shprehur se ndihet në gjendje të përkryer, është fizikisht aktiv dhe se tashmë i ka planifikuar pushimet vjetore” – shpjegon Dr. Oliver Bushljetiq.